Lidhu me ne

Kritike

Kryeministri si shef pavijoni

Prej kohësh, qesharakja me shqetësuesen ndërrojnë vendet. E shëmtuara dhe propagandistikja janë bërë trup i vetëm e megjithatë nuk ndalen. Në stadiumin kombëtar të Tiranës, por edhe në Shkodër e Vlorë, gjejnë skenën e tyre të alternimit e të shfaqjes. Kryeministri sillet çdo ditë sikur është vetë një vaksinues, infermier, doktor urgjence apo shef pavijoni.

Atij i mungon një çantë sanitaresh në shpinë me kryqin e kuq si shenjë, mbushur me shiringa, kortizon, antistaminik, që të ndërhyjë për ndonjë zalisje të mundshme. Vërdalliset i uruari në ato shkallare, i ndjekur besnikërisht e përunjësisht nga Manastirliu, e cila buzëqesh në sintoni me moton “Shqipëria buzëqesh”.

Rama vë epitete, kujt “gjigant” e ndoj tjetri “i madh”, sidomos personaliteteve që caktoi vetë si të tilla e që i futi si ilegalët te shtëpia e Partisë. Në Afrikë nuk ndodh kjo, që Kryeministri të shkojë çdo ditë në qendra vaksinimi, të kërkojë me zor lajm e vëmendje për vaksinat e tij të pakta, se në Europë jo e jo. Ai po përpiqet të takojë çdo të vaksinuar dhe detyrimin t’ia shesë si nder. Edi Rama çdo vaksinë po e trajton si votë të mundshme, duke thyer çdo rregull etik e politik.

Pasi u vaksinua vetë i pari, gjë që nuk e bëri Merkeli, Macroni apo Konte, tani bën spektakël me dështimin e tij. Deri tani ka sjellë aq pak sosh e aq ngadalë bëhen sa me këto ritme duhen disa vite të rrashta për të dalë në bregun tjetër. Pandemia ecën me hap sfidues në infektime e vdekje, duke e shndërruar Shqipërinë si vendin me problematik në menaxhimin e saj në të gjithë Europën.

Ajo që bën përshtypje tragjike është lehtësia, me të cilën përcillen vdekjet e shumta. INSTAT deklaroi 6 (gjashtë) mijë të vdekur më shumë për vitin 2020 sesa viti i mëparshëm.

Një shifër kjo që të rrëqeth duke ditur sa pak banorë jemi. Ngjan të jemi mësuar si pa të keq me buletinin e morteve ditore. Kushtet në spitale dhe ezaurimi i mjekëve janë ana tjetër, për të cilat, nëse flet apo denoncon, përfundon i proceduar nga Policia si mbesat e Vili Minarollit kur iu vdiq babai.

Monstruoziteti dhe vjedhja me Tiren si simbol, janë tjetra. Komiteti teknik nuk vendos asgjë, por përdoret si fasadë për sjelljen e Edi Ramës, siç la të kuptojë edhe mjeku i njohur Tritan Kalo. Vendimet e këtij organizmi partiak kanë shërbyer deri tani si mbulesë për gjobat e kripura ndaj opozitës në fushatë elektorale dhe për të kufizuar aktivitetin e saj, ndërsa “Rilindja” mbledh të gjitha ndërmarrjet, deri tek elektricistët, ku u kërkon lista votash të premtuara.

Prezenca e koronavirusit si edhe tërmeti më parë janë prova dhe dëshmia se shteti i Edi Ramës është prej kartoni dhe qeverisemi nga sharlatanë që gënjejnë edhe Zotin me paaftësinë si puçërr me qelb në ballin e rrafshët. Asnjë qeveri nuk i ka lënë qytetarët e vendit të vet në mëshirën e fatit me ftohtësi kriminale si kjo e jona.

Shtëpitë janë shndërruar në spitale, spitalet në magazina rrefuzhe që nuk mbajnë më teksa kostot e përballimit kapin shifra të frikshme për xhepin e gjithkujt, strukturat private kërkojnë nga 1 mijë deri në tre mijë euro nata, ndonëse edhe aty vende s’ka, por Edi Rama sillet në çdo rast si shef pavijoni, duke i menduar shqiptarët si të sëmurë mendorë. Ai ka të drejtë ta mendojë këtë për sa kohë kemi dhënë prova që sillemi si pacientët e tij./PANORAMA/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix5 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix5 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix5 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix5 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix5 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix5 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix5 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix5 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix5 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook