Gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë Bashkiake Nr. 1 në Tiranë, kryetari i Partisë Republike, Fatmir Mediu, u shpreh se kryeministri Edi Rama do bëjë çmos për t’i manipuluar zgjedhjet.
”I ka vënë vetes një qëllim, që të jetë ai që kontrollon çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj problemi, që pushtetin e tij t’a vendosë mbi çdo gjë, dhe të përpiqet që nëpërmjet varfërisë, dhunës, përjashtimit, fyerjes, sharjes të kontrollojë shoqërinë dhe një pjesë ta bëjë të paaftë për të reaguar”,-tha kreu i PR-së.
Nga ana tjetër, Mediu theksoi se opozita duhet të kuptojë që detyra e parë e saj është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. ”Të mendojë që kjo fushatë është si gjithë fushatat e tjera, sikur jemi në Amerikë, apo jemi në një demokraci normale, do të ketë një gabim jashtëzakonisht të madh që do të ndëshkojë shqiptarët. Prandaj kjo kërkon një vigjilencë të jashtëzakonshme dhe vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ. 30 vjet ne kemi qenë së bashku dhe vazhdojmë të jemi së bashku. Kemi qenë në momente të vështira, edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mirë. Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lirë”, u shpreh Mediu.
Foto ilustruese Shqipëria është një ndër vendet e fundit në botë sa i përket numrit të personave të vaksinuar kundër...
Alfred Lela Në krizën e madhe që prodhojnë listat, sa herë ato i bën Basha, ka edhe një krizë të...
Nga Jorida Tabaku Si gjeli që krekoset në majë të një grumbulli dështimesh, Edi Rama kërkon një mandat të tretë....
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka shkaktuar 6.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. Përmes një...
Ndër pyetjet e shumta që na mundojnë lidhur me pandeminë Covid-19, nisur nga “kur do të mbarojë e gjitha kjo...
Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë Borxhi...
Dua Lipa tanimë është artistja e dytë më e dëgjuar në të gjithë botën në “Spotify”, dhe e para nëse...
Është mbyllur dje për të disatën herë faqja e njohur e memeve “Brryli Broadway”. E “faji” i faqes duket janë...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se jep dorëheqjen, nëse sipas tij, kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpërtheu me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Frontline” në...