Lidhu me ne

Kryesore

Basha i kthehet Ramës: Ta kuptoj nervozizmin, koha jote mbaroi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se sot për herë të parë kryeministri Edi Rama pranoi se taksa progresive ka dështuar.

Duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë, lideri demokrat tha se Rama harxhon kohë me sulmet ndaj tij, ndërsa pohoi me bindje se koha e kryeministrit tashmë ka mbaruar.

“Plani ekonomik ka në tërësi të tij qytetarin, të lehtësojë jetën, vende pune dhe taksa të ulëta, që qytetarët të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Prej muajsh ky plan është detajuar, sikundër reformat dhe hapat që do të ndërmerren ditë pas dite në 100 ditëshin e parë që të bëhet e mundur që në krye të katër viteve të dalim me një plan pune të realizuar dhe jo me premtime boshe që janë epitafi i qeverisjes së dështuar, të qytetarit të dështuar nga ky plan. Me këtë plan fitojnë shqiptarët, rinia, pensionistët, shtresa e mesme, profesionistët dhe mësuesit e pedagogët, e personeli mjekësor, fiton Shqipëria. Vetëm njëri nuk fiton, me këtë plan humb Edi Rama. Ky është shkaku që do të vazhdojë të humbasë orë të tëra të programacionit tuaj me sulme të lodhura ndaj meje. Po ja them sot dhe ta kuptojë nervozimin; koha jote ka mbaruar. Në 25 prill Edi Rama do të humb dhe Shqipëria do të fitojë! Në krahun tim kam dy nga ekspertët që kanë punuar dhe drejtuar punën e programit në tërësi dhe ekipit në veçanti. Ka dhe diçka tjetër, pas gjithë bajatësirave dhe sulmeve që i bën ai dhe ata që nxjerr për të sulmuar fsheh diku ndonjë premtim. Kur dolëm ne me rrogën minimale, sulm, sharje, fyerje, gajasje bajate dhe doli e tha; do e bëj unë. Ne e kemi planin se si do të shkojë rritja e rrogave që kalon përmes një procesi. Po se kuptoj në 8 vite se di kur do e kuptojë? Në pension. S’ka nevojë për subvencion Edi Rama. Pak si vonë është. 8 vite kishte kohë për të mbajtur premtimet që beri. Si mbajti dhe shikon programin tonë dhe pastaj nis e hap thesin e premton se do të bëjë në 3 muaj ato që s’ka bërë në 8 vite. Pas të gjitha fjalëve, tha se; taksa progresive ka dështuar. Sa vite kemi që e themi ne?! Taksa jote largoi të rinjtë nga Shqipëria, është një nga arsyet kryesore të dështimeve të Ramës. Po në lodhjen dhe dëshpërimin që e ka kapërcyer, e fshehu në ato sulme të bojatisura të sotme. Dua t’ja theksoj unë se të paktën tani në ikje fillon dhe i pranon disa nga dështimet e vet. Varfëroi shqiptarët pasuroi oligarkët. Ndaj kjo është arsyeja se me taksën 9% fiton Shqipëria dhe humbet dështimi.”, tha Basha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook