Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëri e atyre që do mbeten

Rilindja e Edi Ramës/ Gazetari, thirrje për referendum | CNA.AL

Kryeministri Edi Rama është mburrur shpesh se ai punon për gjeneratën tjetër. Mirëpo një pjesë e madhe e shqiptarëve duan të ikin. Për arsye të ndryshme. Kryeministri thotë se emigrimi është dukuri e përhershme, kështu që për të nuk duhet të shqetësohet kush.

Kryeministri thotë se nëse kriminelët garojnë me partinë që ai drejton, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e tij. Është e njëjta parti që rekruton ekeslentët, por nuk i kandidon asnjëherë.  

Z. Rama hodhi në sulm njerëzinë pse Ilir Meta fliste për 700 mijë euro në një video. Më pas z. Rama bëri marrëveshjen historike me z. Meta. 

Kanabizimi, ndërtimi për ca e ca, janë ekonomia e vetme. Vjedhja e pronës me letra dhe koncesionet janë marifetet e mirënjohura të modelit të tij qeverisës.

Nuk po zgjatemi me mbrojtjen që ky njeri u ka bërë të inkriminuarve. Mund të vazhdonim ngjatë. Ajo që të bën kurioz në këtë relativizim kaq radikal, është fakti nëse z. Rama e di se çfarë do të thotë kryeministër apo jo? Se lodra të tilla nervash me shoqërinë kanë pasoja dhe të rënda madje? Zotëria nuk është ndonjë trim i madh, as edhe kur prish gojën në telefona e pastaj mburret se u soll si shqiptar. Ndaj kjo rrugë politike që ai po shtron duke u tallur dhe relativizuar të keqen është me rrezik edhe për të vetë, që mesa duket po projekton për shkak edhe të frikës që ka, Shqipërinë për ata që do mbeten këtu, sepse gjenerata tjetër po ikën.

Suksesin dhe medaljet zotëria mund t’ia japë vetes dhe gazetarëve që i bëjnë hosananë e përnatshme. Pse pakkush beson te Shqipëria e tij, te ky vend që po zhvishet nga çdo gjë dhe ku po mbeten përherë e më pak. Ndaj  edhe ai ndihet përherë shumicë. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook