Lidhu me ne

Radar

8 efekte anësore të antibiotikëve, që mjekët nuk jua tregojnë

Efektet anësorë më të njohura të marrjes së antibiotikëve janë të përzierat dhe diarreja. Këto i dimë nga përvojat personale dhe mjekët. Por shkencëtarët amerikanë zbuluan se të paktën 20% e njerëzve që kanë marrë antibiotikë në jetën e tyre, kanë përjetuar efekte anësore. Më poshtë abcnews.al do t’ju tregojë në lidhje me këto efekte anësore, kur marrim antibiotikë.

1. Infeksioni mykotik

Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë në mënyrë që njerëzit të bëhen të prekshëm ndaj infeksioneve të kërpudhave. Mund të shfaqen në gojë, në lëkurë ose nën thonj.

Çfarë duhet të bëni?

Duhet të filloni të merrni ilaçe kundër mykut së bashku me antibiotikë.

2. Zverdhje dhëmbësh

Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve tek fëmijët nën 8 vjeç. Dhe nëse një grua shtatzënë i merr këto ilaçe, ka mundësi që foshnja të ketë probleme me smaltin e dhëmbëve, informon abcnews.al.

Çfarë duhet të bëni?

Shkencëtarët kohët e fundit kanë zbuluar se antibiotiku modern doksiciklina nuk shkakton zverdhje të dhëmbëve, kështu që mund të merret pa ndonjë pasojë.

3. Ethe

Ethet  mund të shkaktohet nga shumë gjëra, përveç marrjes së antibiotikëve. Por nëse keni vërejtur ethe menjëherë pasi keni filluar t’i merrni, mund të keni një reaksion alergjik ndaj ilaçit që çon në ethe.

Çfarë duhet të bëni?

Ethet ka të ngjarë të zhduken vetvetiu shumë shpejt. Por nëse ethet janë shumë të forta, shkoni te mjeku dhe të ndryshoni antibiotikun.

4. Reagimi alergjik

Një nga reagimet më të rrezikshme të antibiotikëve është një reaksion alergjik. Në këtë rast, një person mund të ketë kruajtje, qepallat e ënjtura, buzët, gjuhën dhe madje edhe fytin e ënjtur që mund të çojë në anafilaksi. Ndonjëherë në situata si këto, një dozë adrenaline mund të shpëtojë një person. Mos harroni, një reaksion alergjik ndaj një antibiotiku nuk do të thotë që nuk mund të merrni asnjë antibiotik, informon abcnews.al.

Çfarë duhet të bëni?

Ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj për alergjitë tuaja dhe të filloni të merrni antibiotikë nga një grup tjetër.

5. Ndjeshmëria ndaj diellit

Disa antibiotikë (tetraciklina, fluorokinoloni dhe sulfoni) mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve ultraviolet. Nëse jeni të ekspozuar ndaj shumë rrezeve të diellit gjatë marrjes së këtyre barnave, shanset për të patur një djegie nga dielli rriten.

Çfarë duhet të bëni?

Është më mirë të mos ekspozoheni në rrezet e diellit nga ora 10 e mëngjesit deri në 2 të pasdites, të përdorni krem ​​mbrojtës dhe të mos e mbuloni lëkurën me rroba.

6. Probleme me zemrën

Nuk ndodh shpesh por antibiotikët mund të shkaktojnë probleme në zemër. Zakonisht ato shkaktojnë aritmi ose presion të ulët të gjakut.

Çfarë duhet të bëni?

Shkoni te mjeku për të ndryshuar antibiotikun.

7. Dhimbje koke dhe marrje mendsh

Dhimbjet e kokës dhe marramendja janë gjithashtu efekte anësore shumë të njohura që njerëzit kanë kur marrin antibiotikë. Por zakonisht, ato zhduken pasi të ndaloni të merrni ilaçe, informon abcnews.al.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse dhimbja juaj e kokës nuk është shumë e fortë, mund të merrni një qetësues të dhimbjeve. Nëse dhimbja është e padurueshme, duhet të shkoni te një mjek.

8. Shtatzënia e padëshiruar

Nëse jeni duke marrë rifamicina dhe pilula kontraceptive, efekti i pilulave të kontrollit të lindjes mund të ulet. Si rezultat, shanset për të pasur një shtatzëni të padëshiruar janë të mëdha. Antibiotikët e tjerë nuk ndikojnë aq shumë në efektin e pilulave të kontrollit të lindjes.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook