Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë

Zgjedhjet/ Kurti mesazh nga Tirana: Qytetarët, nevojë për ndryshim

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Tirana dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikein, ai është një aktivist i pa thyeshëm dhe njeri i pa korruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takoj edhe këtu zyrtarë shtetëror. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë. Gjykata Speciale në Hagë merret vetëm me luftëtarët në UÇK. Ne do të kemi gjykata brenda Kosovës. Me procesin e vettingut, me departamentin e gjykatave të reja në fushën e punës, do të zvogëlojmë atë gjysmë mln lëndë që është në pallatin e drejtësisë. Do të sjellim drejtësi për qytetarët. Do të trajtojmë të gjitha pretendimet. UÇK ka bërë luftë të drejtë, të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK ne do të kemi një sistem ë ri që do t’i trajtojë me prioritet ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK, ata janë me popullin e Kosovës. Prej 20 mijë të veteranëve, janë klasë e mesme, pasi një pjesë e tyre vazhdojmë të ngelen të varfër.”, tha Kurti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook