Kryesore
“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai
Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.
“Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.
Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”