Lidhu me ne

Kryesore

Mediu: Koalicioni opozitar ka program të qartë, për ta rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane

Fatmir Mediu : As vetë LSI-së nuk i intereson të jetë në koalicion me ne -  SARANDANEWS.AL

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një takim me shtabin elektoral të Tiranës ka vlerësuar koalicionin e opozitës së bashkuar, duke e quajtur bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Ndër të tjera Mediu në fjalën e tij shprehet se Rama po bën fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët.

Sipas tij në këto tetë vite jo vetëm kemi një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, por dhe një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët.

“Opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qënësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.

Ne si Parti Republikane e kemi çmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Më tej duke theksuar se beteja me regjimin e korruptuar duhet të konsiderohet si përballja e shqiptarëve me të keqen në 25 Prill me rëndësi të madhe kombetare, perballja me nje kryeministër që vetëm shan përbuz dhe mashtron shqiptarët

Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij”, ka thënë Mediu.

Ndër të tjera ai ka theksuar se  Shqipëria në 25 Prill voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe kjo padyshim është në dorën e shqiptarëve, dhe votën e tyre.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook