Lidhu me ne

Kryesore

Nëse je kundër qeversië goditesh / Acromax paditet për censurim në Berlin nga Nisma Thurje

Nëse je kundër qeversië goditesh/ Acromax paditet për censurim në Berlin nga Nisma Thurje

nga erjon dervishi

Pushteti i katërt në Shqipëri, media, ka qenë shpesh herë i rrezikuar nga autoritetet rregullatore dhe nga presioni i politikës. Të parat që goditen nga dora e hekurt e Acromax janë mediat online.

Shumë video denoncuese apo sqaruese për opinionin publik shpesh here janë deytruar të hiqen nga mediat online. Kjo për faktin se bie në kundërshtim me imazhin denigrues të qeverisë Rama. Por seleksionimi që po bën Acromax nuk është i ndershëm. Kjo bie ndesh edhe me normat e miratuara nga Bashkimi Europian për të drejtën dhe lirinë e fjalës.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Nisma Thurje në Tiranë, ka nisur procedurat për të paditur për censurim kompaninë Acromax.

Në faqen zyrtare të Nismës Thurje, jepen faktet dhe arsyet se pse po ndodh një iniciativë e tillë. Kujtojmë se Bashkimi Europian dhe Komisioni i Venecias ka qenë kundër përgatitjes dhe miratimit të ligjit për mediat, pasi censuron dhe detyron të mbyllen disa nga mediat kritike me qeverinë.

Reagimi i plotë i Nismës Thurje

Nisma Thurje padit në Berlin censurimin e Acromax!

Të fortët e politikës po kërkojnë të marrin edhe pushtetin e katërt, median. Pasi i kanë vënë shkelmin në fyt institucioneve, administratës dhe shqiptarëve, sulmi po përqendrohet ndaj medias, e sidomos asaj online. Ftesave të emisioneve televizive anëtarët e Nisma #Thurje i janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht, mbi çdo temë e çdo diskutim.

Në momentin kur një video e shkurtër shkëputet nga emisionet, ku në të thuhen fakte dhe të vërteta që të fortët e politikës nuk duan që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe në rrejete sociale, atëherë nis operacioni fshesa.

Të gjithë e njohim fushatën censuruese të Acromax, i cili nuk të lejon që ti të postosh videon e marr nga një emision, video e cila është publike po në rrjete sociale si YouTube etj..

Por çfarë ka bërë Nisma #Thurje? A mund ta ndalim censurimin e Acromax?

Padyshim që po. Po ju shpjegojmë edhe si dhe sa e thjeshtë është për të vërtetuar se kjo fushatë e nisur po cënon lirin e fjalës.

Nisma #Thurje denoncoi në prokurorinë e Berlinit këtë makanizëm të Acromax ku përmend censurime të faktuara të anëtarëve të Nismës Thurje dhe të përmbajtjeve që profili ynë ka shpërndarë në rrjetet sociale. Fakt është edhe që Acromax censuron. Kjo vërtetohet edhe nga dy gjykatat në Hamburg, në të cilat Acromax u përballë me Netzpolitik.org dhe i humbi të dyja çështjet, si në instancën e parë edhe në gjykatën e Apelit.

Në këtë mënyrë, Nisma #Thurje ka vendosur mos të jetë më spektatore e shkeljeve të paprecedente të lirisë së fjalës dhe mendimit. Këmbngulës dhe të vendosur ne do të luftojmë me anë ligjore këto censurime. Pas denoncimit në prokurori jemi në pritje të ftesës për të dërguar provat dhe aktpadinë e përpiluar në gjykatë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook