Lidhu me ne

Temporal

Me celular – Edison YPI

No photo description available.
Edison Ypi

Celulari nuk është vetëm për llogje Kavaje dhe mesazhe Gjirokastre.

Me celular mund të blesh sende, të paguash fatura, të krruash bythën, të bësh selfie.Me celular hedh në erë një makinë ose një shtyllë.Me celular shet e blen votën.Me celular dhe pseudonim, shan, shpif, trillon, intrigon, për njerëz me emër e mbiemër.

Me celular, pa luajtur vendit, vetëm me një rrjesht e gjysëm në Fejsbuk, edhe nëse je cop muti, mundesh me e shpall veten patriot të zjarrtë që flijohesh për Shqipërinë.Me celular bën shkrime gazete me 1 mijë fjalë dhe 2 mijë gabime.

Nuk është e largët dita kur me celular do presësh thonjtë, do krruash dhëmbët, do pastrosh veshët.Modele më të avancuara celularësh pas pak do mund të përdoren si çekiç, si sqepar, si thikë me helm për vdekje të sigurtë.Po punohet gjithashtu për një celular që do zëvendësojë briskun për rruajtjen e mjekrrës dhe prerjen e fytit.

Ende nuk ka celular që të jetë njëkohësisht copë djathi, rrotë sallami, misër i pjekur, kofshë pule, filxhan kafeje, thekse buke. Por s’ka vend për dekurajim.

Edhe për këta lloj celularësh po punohet.Në varësi të faktit sa smart është celulari dhe sa budalla është përdoruesi, celulari do mund të bëhet fare mirë sharrë, kaçavidë, si dhe lugë për të trazuar sheqerin, për të ngrënë tavë kosi, për të mbathur këpucët, si dhe pirun e thikë për t’ja prerë tjetrit mishin në llokma.Shpikja e një celulari që do vlejë si letër higjenike për fshirje bythe është gjithashtu në prag.

Si të bëhesh me anë të celularit i njerzishëm, i ndjeshëm, i këndshëm, i dashur, i aftë për të derdhur lot, sidomos si të ngjizësh kalamaj me celular, tanipërtani nuk është e mundur. Por është pengesë provizore. Së afërmi celulari do bëhet vegla e parë jo prej mishi me anë të së cilës humanoidët do shumzohen.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook