Lidhu me ne

Letersi

“Viti i elefantit”, letërsia që zgjon kohët historike

Teuta Dhima

Pas suksesit me romanin “Ciklopi”, autori Brajan Sukaj vjen me një tjetër roman, titulluar “Viti i elefantit”.

Vështrimi im synon të ndjekë shtigjet e përshkuara nga autori për t’i veshur faktet historiko-biografike me petkun e rrëfimit artistik. Vendi dhe koha në roman janë Arabia Saudite në periudhën paraislamike.

Viti i elefantit konsiderohet si viti i lindjes së Profetit Muhamed dhe të krijohet përshtypja se autori do të na sevirë një ngjarje të njohur, referuar e bazuar edhe në fakte historike apo biografi.  Personazhet e këtij romani e përforcojnë edhe më shumë këtë ide: Abdulmutalib dhe Abdulla janë gjyshi dhe babai i Profetit Muhamed. Sukaj është tepër metodik në rrëfim dhe kjo lloj metodike kërkon një lexues intuitiv, në mënyrë që ta ndjekë atë në ngjarjet që jo pak herë janë të papritura. Autori ngul një piketë në histori dhe duke iu referuar asaj, ai do të ecë përpara në kohë, ose do të kthehet mbrapa. Në rastin tonë, viti i elefantit, mbetet kufiri i sipërm, pika kulmore që është edhe lindja e Profetit të madh, por ky fakt nënkuptohet pasi nuk është përmendur gjëkundi nga autori. Ai vendos në qendër të rrëfimit dy personazhe, që janë edhe pjesëtarë të linjës së gjakut në pemën gjenealogjike të Profetit Muhamed: gjyshin dhe babain.

Personazhet e tjerë janë në funksion plotësues dhe mbështetës të situatave dhe ngjarjeve që do të realizojnë zhvillimin e dy kryesorëve. Situata orinike, pra ëndërrimi nga ana e personazhit, është përdorur nga autori si pikënisje e rrëfimit.

Ciklopi” romani fitues i panairit Tirana 2018, prezantohet në kolegjin  Universitar Bedër | Objektiv

Romani nis me një ëndërr, të cilën e kuptojmë që është e tillë vetëm nga zgjimi i Abdulmutalibit prej njërës nga bashkëshortet e tij, Lubnës. Ëndrra është e frikshme dhe e përsëritur, gjë kjo që justifikon gjendjen e nderë psikologjike të Abdulmutalibit dhe nevojën e domosdoshme për shpjegimin e saj. Nga faktet historiko-biografike të jetës së Profetit Muhamed,  ëndrrën  e sheh e ëma, si një ëndërr profetike që paralajmëron lindjen e tij. Ndërsa Sukaj i sevir lexuesit një tjetër ëndërr, madje  edhe ëndërrshpjeguesi –  personazhi i murgut, që do të shpjegojë ëndrrën, nuk ishte arab por ishte pjesëtar i një sekti të devijuar dhe jetonte në mërgim. Nevoja e shpjegimit të ëndrrës vendos në udhëtim babanë dhe më pas të birin Abdullahun, por në kohë dhe situata të ndryshme, bashkuar nga i njëjti qëllim: njohja e së vërtetës, e cila siç shprehet autori, është burim i madh vuajtjesh.

Abdulmutalibi kërkon të vërtetën që fshihet pas ëndrrës; Abdullahu të vërtetën e fshehur prej të atit. I pari e merr përgjigjen prej murgut, i dyti e merr shtysën prej bashkëshortes së babait, për të shkuar më pas në kërkim të murgut. Loja narrative bëhet edhe më tërheqëse me udhëtimin e Abdulmutalibit. Ky udhëtim, nxjerr në pah një sërë traditash të fiseve, organizimit të tyre, arkitekturën e qyteteve, veshjet (çallmat nga të cilat dallojnë arabët nga çifutët), gatimet (oriz i gatuar me shafran, rrush të thatë e mish qingji). Një sërë elementësh pikantë futen në udhëtimin e Abdulmutalibit si: takimi me beduinin që kishte një nxehtësi të pazakontë dhe nuk i foli asnjë fjalë për veten, masakrimi i çiftit me gurë, karvani i tregëtarëve të plaçkitur udhës dhe njerëzit e armatosur gjer në dhëmbë, që tërhiqnin pas tyre në rresht për dy, njerëz të lidhur me qafore, lakuriq dhe me organet gjenitale përjashta të tredhur si eunukë…

Me udhëtimin 16 ditor të Abdulmutalibit, të krijohet ndjesia sikur udhëton me të. Me saktësi nga autori vijnë një sërë vendesh që ai kalon për të shkuar në Khaybar: Jatrib, Uadi al- Qura, mali Hud. Udhëtimi i tij në vajtje ishte më i gjatë dhe plot eksperienca, ndërsa kthimi iu duk më i shkurtër, por me një gjendje psikologjike më të rënduar.

Ciklopi' libri i veçantë i Panairit të 21 të Librit

Bisedat e murgut si me Abdulmutalibin dhe me Abdullahun, përbëjnë dy momentet më të bukura të rrëfimit në roman. Figura e murgut, shikimi i tij i përqëndruar, duke e humbur kontaktin me botën, mania që njerëzit të hynin pa sandale në tapetin e kuq me të cilin ishte shtruar dhoma, janë përshkrime që të krijojnë idenë se po sheh një film. Libri është një film që luhet në mendjen e lexuesit, thotë Paolo Coelho. Por, për të ndodhur kjo duhet fraza e duhur, situata e krijuar nga një dialog plot gjallëri dhe intensitet. Kushte këto, që i përmbush më së miri rrëfimi tek “Viti i elefantit”. Pyetja që murgu i drejton Abdulmutalibit, mbetet pa përgjigje:

– Mendon vërtet se do të këshilloja që të flijoje fëmijën tënd? Ty, – tha dhe ia krisi të qeshurës, – nuk ka më etër aq të guximshëm sa të sakrifikojnë bijtë e tyre pa iu dridhur qerpiku.

  • Abrahami, pasardhësi im, për pak sa nuk e flijoi birin e tij.
  • Po për pak sa nuk e flijoi, mirë e the, Ai ishte nisur ta flijonte për atë që besonte, – tha murgu duke ngritur zërin, – po ti, ti për kë do e flijosh?
  • Nuk e di, – tha Abdulmutalib duke tundur kokën i turbulluar, nuk po kuptoj gjë.

Shpjegimi i ëndrrës, na përball me një fenomenologji të njohur dhe të lashtë, atë të flijimit. Në roman trajtohen dy lloj marrëdhëniesh, problematika e të cilave është e vjetër  dhe e njohur sa vetë bota: babë-bir dhe vëlla me vëlla. Ajo që i bën tërheqëse është mënyra e risilljes së mitit dhe konfliktit. Sukaj tërheq vëmendjen e lexuesit me mitin e njohur të sakrifikimit, por më pas i pranëvë një tjetër mit, të krijuar falë trillit artistik që në rastin e tij, meriton veç përgëzime.

Abdulmutalib thekson disa herë që si bir i Abrahamit, ai duhet ta bënte këtë sakrifikim të birit, për t”i qëndruar premtimit të bërë. Këtu kemi puqjen e mitit me rrëfimin artistik dhe devijacionin që i jep autori. Abrahami do të flijonte birin për të treguar përkushtimin dhe besimin e tij ndaj Zotit, ndërsa Abdulmutalib si rezultat i premtimit të bërë përpara gjithë krerëve të Mekës në vitin e thatësirës së madhe, teksa gërmonte kanalin për të nxjerrë ujë. Ai premtoi se, nëse do të bëhej me dhjetë fëmijë meshkuj, të dhjetin do ta flijonte.

Fjalët e murgut drejtuar Abdulmutalibit, janë si një përgatitje për lexuesin se nuk do të ketë flijim. Me këtë bashkëbisedim, Abdulmutalibi zhvishet nga çdo lloj arsyeje për ta bërë atë dhe e vetmja gjë që ndryshon për të, është që tani ai zotëron një lloj ndjenje ndaj Abdullait, që as vetë nuk e kupton.

Autori përdor përsëri ëndrrën e Abdulmutalibit, por kësaj rradhe, disi të ndryshuar. “Dhëmbët filluan t i binin një nga një dhe nuk mund të fliste. Mundej thjesht të bërtiste, të klithte, të çirrej; këto po, pasi vuajtja nuk ka gjuhë”, Pastaj ëndërroi përsëri… Kësaj rradhe iu shfaqën disa fëmijë që e rrethuan, dhe me një kor të kobshëm ulërinin njëzëri, “Mirë se erdhe baba”. Njëri prej tyre iu afrua aq shumë, sa ia pa qartë fytyrën, “Përse largohesh nga ne, nuk na don?

Situatat orinike, të dyja ëndrrat e Abdulmutalibit, bëhen paralajmëruese të dy ndryshimeve me rëndësi në jetën e tij: Fatma, nëna e Abdullait nuk do të flasë më kurrë dhe Harrithi djali i madh, i përzgjedhuri i tij, nuk do të kishte më atë vend të rëndësishëm në familje pasi vendin e tij do ta zinte Abdullahu.

Abdulmutalib, për të fituar qetësinë e gjumit të tij, do ta lerë Abdullahun vetëm një muajsh, të vetëm brenda Ka bë-s së shenjtë. Kthimi i Abdullait në shtëpi bëhet prej njërit nga krerët e Mekës. Ai ia lë në krahë Lubnës dhe njëkohësisht i kërkon asaj të lajmërojë Abdulmutalibin për mbledhjen e përvitshme të krerëve. Paraqitja e tij para krerëve të Mekës dhe ballafaqimi me ata për gjetjen e djalit të tij të dhjetë brenda vendit të shenjtë, është zgjidhur nga autori me veshjen e personazhit me një indiferencë totale. Abdulmutalibi na paraqitet si një njeri i papërgjegjshëm, që gënjen me lehtësi dhe që është gati edhe të përleshet për ta mbrojtur këtë gënjeshtër.

Figura e Abdullahut është paraqitur duke piketuar tri faza të jetës së tij:

  • pesë vjeçar, kur nuk pushon duke pyetur babain për gjithçka; një ndër pyetjet e tij është: – Baba, pse nëna nuk flet?
  • Dymbëdhjetë vjeçar, kur i jepet detyra e shpërndarjes së ujit besimtarëve; detyrë që deri më sot e kishte kryer Harithi.
  • Gjashtëmbëdhjetë vjeçar, kureshtar dhe i ngarkuar me ndjenjën e fajit.

Në zhvillimin e personazhit të Abdullaut, një rol të rëndësishëm luajnë figurat femërore pranë tij: nëna dhe Lubna, bashkëshortja e babait. Figura femërore në roman është lënë disi e zbehtë dhe kjo është e qëllimshme nga autori, për një përshtatje të plotë me vendin dhe kohën ku zhvillohen ngjarjet. Të lindje femër në Arabinë Saudite do të thoshte të mos prezantoheshe, (Abdulmutalibi kishte nëntë vajza, që nuk i prezantonte si fëmijë të tij) dhe të ndëshkoheshe me vdekje duke u masakruar me gurë për tradhëti bashkëshortore. Ishte nëna e tij që mbylli gojën e harroi të fliste për birin e saj, ishte Lubna që i ndriçoi një pjesë të së vërtetës, ishte po nëna që u nis për ta kërkuar në shkretëtirë dhe për të mos u kthyer më. Pra figura femërore ndriçohet në momente të caktuara, që janë vendimtare për rritjen e personazhit të Abdullahut. Kërshëria dhe ndjenja e fajit, vënë në udhëtim drejt murgut edhe Abdullahun. Ai di tanimë që, me lindjen e tij nëna nuk  foli më dhe kërkon murgun për të cilin i foli Lubna në shtratin e vdekjes. Në udhëtimin e Abdullahut autori ka shpalosur gjithë fantazinë e tij. Ai merr kalin e vetëm të Abdulmutalibit dhe niset në udhëtimin e tij: bie nga kali, përplaset keq, e pickon nepërka, i turbullohet shikimi, humb ndjenjat dhe beduini i heshtur e çon në tregun e skllevërve, ku blihet nga njeriu i çuditshëm me maskë. Nga ditët e skllavërisë së tij ai përfiton shumë njohuri dhe ndër të tjera mëson të lexojë. Zgjidhjet e shpejta në rrëfim  bëjnë që Abdullahu të rifitojë   lirinë dhe mbi të gjitha, nuk ishte më ai fëmija që trembej nga gjithçka. Muajt e arratisë e kishin forcuar dhe mësuar shumë gjëra. Takimi i Abdullahut me murgun, është një moment kyç në roman.  E vërteta e murgut ndryshoi shumë gjëra për Abdullahun dhe i çeli një dritë në errësirën gjashtëmbëdhjetëvjeçare ku ai kishte jetuar.  Abdullahu, mendon se babai i tij, ishte ana e kundërt e Abrahamit, ishte një lloj antiAbrahami që kurbanin dëshironte ta bënte vetëm për të përmbushur egon e tij, edhe pse mbeti vetëm një tentativë.

Panairi i artizanëve dhe grupeve polifonike labe në Vlorë – Gazeta Koha Jone

Një tjetër marrëdhënie është ajo midis dy vëllezërve: Abdullah dhe Harith. Një marrëdhënie kjo që nis me zemërim dhe përfundon me mllef.

Vrasja e Abdullahut nga i vëllai i tij Harith (shoqëruesit të babait në ndarjen e ujit gjatë periudhës së pelegrinazhit në Mekë), nuk bëhet menjëherë, me një  goditje shpate. Midis dy vëllezërve ka përleshje mes rërës dhe, ato çfarë mendon Abdullahu tek jep shpirt nën goditjen e shpatës janë: mosmbajtja e fjalës ndaj gruas dhe që vëllai i tij nuk bëri tjetër, veç atë që i jati nuk pati guximin ta bëjë vite më parë.

Një baba dhe dy djem. Një baba që premton dhe vuan pengun e tij, duke mos  marrë guximin të mbajë fjalën e dhënë. Dy vëllezër që përleshen në shkretëtirë. Harithi me dorën e hubalit ndër duart e përlyera me gjakun e të vëllait, i bashkohet shumë shpejt atij. Një baba që humbet dy djem. Të dy për faj të tij. Njëri trashëgimtari i fajit të babait, tjetri pre e këtij trashëgimtari.

Në roman janë shpalosur dhunti krijuese të fuqishme në thurjen e kompozicionit.

Autori me të vërtetë që ka zgjedhur një periudhë historie për ta futur në subjektin e tij, por njëkohësisht është kujdesur për ta ndërthurur, përshtatur dhe harmonizuar bukur atë. Linja e rrëfimit është e drejtë, pa kthime prapa dhe retrospektiva dhe rrëfimi ngërthen disa plane të cilat bashkërrinë në harmoni. Kështu, krahas marrëdhënieve të trinomit Abdulmutalib-Abdullah-Hartith, kemi vendimin e Negusit të Aksumit i cili në krye të ushtrive vendosi Ebrehun, njeriun me shenjë i cili me elefanët e ardhur nga Etiopia korri sukses në beteja për një vit me rradhë. Ai duke kalëruar me kalin e tij të bardhë nëpër qytet, dha urdhërin për masakrimin e treqind skllevërve të zgjedhur me short. Në epilogun e romant autori e përfundon atë me një vlerësim për historinë: “Historia është si një kështjellë. Bedeni i një fakti të dokumentuar pasohet nga një beden tjetër e kështu me rradhë…” Historia të cilës autori i është kthyer,  na çon  shumë mbrapa në kohë, por ai e ka trajtuar atë si një relike plot vlera, duke e lustruar  me rrëfim artistik dhe trill, duke e parë atë nga një këndvështrim dhe dritë moderne.

Ajo që më ka lënë mbresa të thella nga ky roman është gjuha e autorit. Lukiani mendonte se gjuha letrare e një vepre historike nuk duhet të dalldiset vend e pa vend, ndryshe ka shumë rrezik të dalë nga rruga e drejtë dhe të kridhet në vallen e furishme poetike. Sukaj, jo vetëm që e ruan këtë ekuilibër, por vjen me një gjuhë të pjekur, falë së cilës krijohen përshkrime të mrekullueshme në roman. Figuracioni artistik është tejet i pasur. Përmend: “deti i madh i rërës ngjyrë sulfuri”; “Kodrinat e thepisura që dukeshin nga galopi i kalit, si dhëmbë që mungonin në zbrazëtinë e qiellit”; “Në mes kësaj errësire, qielli dukej jo si njëmijë sy, po si një sy i sëmurë me glaukomë”. Fjalët e huazuara si: kaftan, dirham, hamotzi, hajd etj., e të ndërfutura në dialogët e shumtë mes personazheve, të bëjnë të ndihesh më shumë në Mekë, më shumë në Arabinë Saudite.

Në libër ka shprehje që nuk mund të mos tundohesh t’i mbash shënim, me dëshirën për të mos i harruar, pasi nuk egziston mundësia t’i lexosh diku tjetër. Rrëfimi ka nerv dhe dialogët e shumtë i japin më shumë jetë këtij subjekti. Duke i lexuar emocionohesh, gëzohesh apo ndien frikë.

Sukaj, me romanin e tij të dytë “Viti i elefantit”, sjell një tjetër sukses për letërsinë bashkëkohore shqipe. Është pena e një shkrimtari të ri, tepër hulumtues dhe kërkues ndaj vetes, që sjell me vete një fllad freskie në brigjet e letërsisë. Lexues, hapi dritaret e shpirtit, lëre të hyjë ky fllad dhe, nuk do të pendohesh. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar20 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore20 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix20 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix20 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar20 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix21 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix21 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix21 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook