Lidhu me ne

Radar

BioNTech/ Pas vaksinës anti-Covid, radhën e ka kanceri

FT People of the Year: BioNTech's Ugur Sahin and Ozlem Tureci | Financial  Times
Özlem Türeci

Pandemia e Covid-19 ka prodhuar të paktën një efekt pozitiv. Suksesi i vaksinës Pfizer dhe paratë që ajo ka gjeneruar do të shkojnë për luftën kundër kancerit. Özlem Türeci, shkencëtarja që themeloi kompaninë BioNTech –  thotë se brenda pak vitesh, bota mund të ketë vaksina kundër kancerit.

Në fakt, ky ka qenë objektivi fillestar i Türeci-t kur themeloi BioNTech.

Ashtu si vaksina e koronavirusit, BioNTech po punon për vaksinat e kancerit që përdorin ARN-në mesazhere për të udhëzuar sistemin imunitar të një personi se si të dallojë, shënjestrojë dhe vrasë tumoret kanceroze kur ata fillojnë të rriten.

“Ne kemi disa vaksina kundër kancerit që bazohen në mARN,” i tha Türeci agjencisë Associated Press.

Megjithatë, ajo nuk mund të parashikojë saktësisht se kur mund ta ketë bota një vaksinë të tillë.

“Kjo është shumë e vështirë të parashikohet në zhvillimin inovativ. Por ne presim që brenda vetëm disa viteve, të kemi edhe vaksinat tona kundër kancerit dhe t’ua ofrojmë njerëzve.”

Ngurrimi i Türeci-t për të dhënë një afat kohor është i justifikuar, pasi siç e dimë rruga e një vaksine nga zhvillimi te testimi, certifikimi dhe shpërndarja është e gjatë dhe e mundimshme. Por Türeci shton se BioNTech i ka kapacitetet për ta realizuar një gjë të tillë sapo të lehtësohet nga puna për furnizimin me vaksinën anti-COVID-19.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix12 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix12 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet13 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore13 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix13 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix13 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar13 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix14 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal14 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook