Alkimistët kanë aftësi të jashtëzakonshme, e marrin një top balte dhe e kthejnë në gur të çmuar. Po asnjëri syresh në ambicie dhe pretendime, nuk i afrohet Edi Ramës.
Një ide shumë të guximshme ka. Dy dështimet e mëdha, si rindërtimi dhe pandemia, mëton t’i paraqesë si dy më të mëdhatë arritje.
Përkundër shumë premtimeve, qindra banorë që humbën shtëpitë janë ende në çadra, kaluan dimrin e dytë në acar, dhe afati për banesën e re sa vjen e zgjatet si llastik elektoral.
Ndërsa sa i përket pandemisë, nuk ka shqiptar që nuk e di të vërtetën, që është e kundërta e asaj që trumbeton Rama.
Sistemi nuk u përgjigj dot, dhe më baziket e një qeverie, si qendrat rajonale, tamponet, testimet, nuk funksionuan. Janë mes nesh dhe janë me dhjetra mijë ata që lanë kursimet e jetës dhe morën borxh për të kuruar Covidin.
Ekonomia? Shuma që dha qeveria është më e vogla në rajon. Disbursoi aq sa i mori Beketi me një dorë për shkak të një trilli skandaloz dhe kriminal të bosit të rilindjes.
Pra vetëm një alkimist i çartur mund t’ia japë vetes të drejtën që në dy dështime të mëdha, të nxjerrë dy xhevahire.
Teza e tij që po hidhet dendur se ka qënë vetëm një mandat në pushtet, pasi i dyti u godit nga dy fenomenet, me shumë përpjekje mund të zërë rrënjë tek tuk tek ndonjë i hutuar apo militant.
Po ka një kundërshti: teksa e selit këtë pemë, Rama ia pret vetë degët sepse tërmeti dhe pandemia nuk paskan qënë më anë tjetër pengesë, por bash dy momentet më të lavdishme të tijat.
Paolo Coelho kur shkroi “Alkimistin” për fat nuk kish njohur ende një të këtillë në trojet tona. Ndryshe, libri mund të kishte tjetër përmbajtje.
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...