Lidhu me ne

Temporal

Çështja “Becchetti”: Opozita duhet ta kishte bërë ndërkombëtare

FOTOT/ Çfarë ka ndodhur me Arjan Çanin? – Gazeta Tema

Çështja “Beketi”, e cila do t’i kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro sipas gazetarit Arian Çani duhej të ishte bërë ndërkombëtare nga opozita që kërkon të vijë në pushtet pas 25 prillit. I ftuar në studion e MCN TV, Çani shtoi se kjo çështje është një turp i madh, ndërkohë që “Rama tani po kalëron i qetë”.

Intervista e plotë e Arian Çanit për MCN TV:

Po e nis me çështjen e ditës, aferën Beketi le ta quajmë kështu. MCN ka zbardhur vendimin e plotë të Arbitrazhit ku implikohen personazhe publike dhe në veçanti sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë. Çfarë komenti keni, janë mbi 100 milionë euro që duhet të paguajnë shqiptarët për kapriçot e kryeministrit apo kryetarit të Bashkisë le të themi?

Çani: Ka pasur edhe gjyqe të tjera që Shqipëria ka humbur, por ajo që më vjen në mendje është papërgjegjshmëria e madhe. Ato para nuk janë të kryeministrit, do t’i paguaj secili nga ne. Kur aktorët janë të papërgjegjshëm, pwr qytetarët shtohet edhe një “taksë” për të paguar paratë e Beketit.

Si e shihni reagimin e  opozitës. Ngjan shumë apatike edhe pse ka në dorë një skandal të tillë?

Çani: Mesa duket Basha ka vendosur të vijojë pa akuza dhe nuk do të rikthehet tek Luli i egër. Në fund të fundit këtu nuk pyet njeri që këto para do paguhen nga taksapaguesit. Më vjen keq, opozita që do të vijë në pushtet këtë çështje duhet ta kishte bërë ndërkombëtare. Ramës nuk i del asgjë nga xhepi, ai donte ta dëbonte e dëboi dhe tani po kalëron i qetë. Është turp i madh.

Dua t’ju pyes edhe për nismën e presidentit për të denoncuar Krimin Zgjedhor. Shihni ndonjë skenar që zoti Meta të mos i njohë zgjedhjet dhe vendi të kalojë në krizë kushtetuese?

Çani: Jo nuk e besoj sepse në këtë vend pushtetet i ka të gjitha në dorë kryeministri. Meta e bën këtë sepse nuk ka asnjë zgjedhje tjetër, vendimet e tij janë përmbysur. Kjo është një histori koti, ai është duke bërë fushatë dhe mirë bën.

Të paktën dy raporte të fundit ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ai Transparency International e vunë me shpatulla për muri qeverinë lidhur me korrupsionin, ligjet klienteliste dhe blerjen e votës. Çfarë vlere kanë këto raporte përveçse konstatojnë një situatë që pak a shumë ka shoqëruar gjithë tranzicionin e këtyre 30 viteve?

Çani: Për mendimin tim nuk kanë asnjë lloj ndikimi elektoral. Këto vendime nga organizatat nuk kanë asnjë lloj ndikimi, shumica thotë ç’rëndësi ka sepse këta gjithnjë këto raporte kanë bërë. Nuk do të kenë asnjë impakt. Ata bëjnë raporte sepse paguhen për këtë punë dhe s’ka asgjë të re.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook