Lidhu me ne

Aktualitet

Gazment Bardhi me qytetarët ne Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por normalitet

Gazment Bardhi me qytetarët ne Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por normalitet përmes angazhimeve konkrete. Partia jonë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve
 
 
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një takim entuziast me mbështetës dhe qytetarë të lagjes “5 Maji”, i shoqëruar nga kandidati për deputet Qani Xhafa, u shpreh se ai dhe ekipi kanë marrë angazhime të realizueshme, të matshme, për të cilat do të japin llogari pas 4 vitesh.
 
 
“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru.
Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot.
Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu. Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën.
Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”, u shpreh Bardhi.
 
Ai ndau me të pranishmit konceptin e shtetit, që nuk është ky që propagandon partia në pushtet. Shtet, tha ai, është kur vë para përgjegjësisë ata lart, duke nisur me ne, nesër.
 
“Shtet është kur mbajnë përgjegjesi para ligjit atje lart, dhe jo dhuna policore ndaj atyre që rregullojnë dritare e çati. Ky është shteti që i vë shkelmin në fyt të pamundurit e nderon hajdutin. E kane strategji; varfëroi njerëzit e pastaj një herë në 4 vjet bliji dinjitetin, votën që është i vetmi pushtet që kanë. Ditën e zgjedhjeve duhet me marr vendimin e duhur. Jam i bindur se këtu në këtë sallë ka edhe socialistë të ndershëm. Nuk kemi me 25 prill beteje me ta. S’jemi në betejë PD-PS.
Edhe socialistët janë shkel e varfëru si demokratët në këto 8 vite. Mund të jenë edhe më të mërzitur se ne, se kanë pasur besim e u kanë dhënë atyre besim”. tha Bardhi.
 
Ai theksoi nevojën jetike për të ndërruar modelin e qeverisjes, jo thjesht për të sjellë me 25 Prill rrotacion politik.
 
“Nuk është ndryshim nëse ikën Taulant Balla dhe vjen Gazment Bardhi. Nuk është ndryshim, nëse nuk ndryshojmë modelin e sjelljes. S’mund ti marrim kurrë ne qytetarët që na japin votën për të mirëqënë që i kemi në xhep. Prandaj këto zgjedhje janë mesazh për këta që ishin në 8 vite e s’bënë asgjë, po edhe për ne, që nëse cedojmë nga angazhimet tona, kokërr vote s’duhet herën tjetër të na jepni.
Përpos kësaj, ky (Rama) ka arrogancën dhe na fyen. I quan shqiptarët, që janë më punëtorët në botë, dembelë e thashethemexhinj. Prandaj vëllezer, kemi një betejë të përbashkët. Do duhet të nisim betejën e parë me 25 prill së bashku, po edhe pas 25 prillit. Partia jonë në këtë fushatë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, deklaroi Gazment Bardhi.

May be an image of 1 person and text

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook