Lidhu me ne

Aktualitet

Dashamir Shehi: Kriza në Rinas, sajesë për të harruar “Bechetin”, akuzat për grusht shteti më kujtojnë Enverin

Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti.

Kështu u shpreh Dashamir Shehi kreu I LZHK-së kandidat për deputet I opozitës në listat e Tiranës në një intervistë për Dritare. Net. Shehi theksoi se me keto budallalliqet për grusht shteti, Rama po na ngjall Enver Hoxhën.

Kjo është ngatërresa e fundit e Ramës për të harruar punën e Bechetit. E dyta është politizimi ekstrem i një situate e cila është një situatë negociatash për punë parash, e cila mund të zgjidhej fare mirë nëse shteti nuk do të kishte këto nëpunëse që ka sot, të paafta, të pazonja për të mbyllur një negociatë kaq elementare fare. Kjo situatë mund të zgjidhej fare lehtë, por që i ka shërbyer kryeministrit Rama për të sajuar grushtin e shtetit. Na ngjalli Enver Hoxhën me këto budallaqe dhe përralla, sepse i vetmi që mund të bëjë grusht shteti në këtë shtet është Rama, që ka 8 vjet që ka çdo gjë në dorë. Dhe është e fundit fare për të shtrirë influencën turke në Shqipëri. Kur s’kemi spitale na vjen spitali turk, kur nuk kemi ilaçe na vijnë vaksinat turke se nuk i marrim dot në Kinë. Kur s’kemi punëtorë në aeroport na vijnë kontrollorët turq. Në fakt kemi pak filma turq nëpër televizione që të shtojmë edhe ca të tjerë. Por kjo është një linjë e rrezikshme. Me gjakftohtësi dhe përralla disa ditë para zgjedhjeve po e shtyn Shqipërinë në aksin Perëndimor. Por do t’i paguajë pasojat e këtyre veprimeve.”,- shpreh Shehi.
Dashamir Shehi pohoi se më 25 prill Partia Demokratikë në Tiranë pretendon të marrë 20 mandate.

“Unë nuk jam nga ata që thonë për 30-40 mandate. Ne do të shkojmë për 20 mandate, që është një shifër logjike, normale kur përmbysen pushtetet. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Herën tjetër ishim 16 mandate, u shtuan dhe dy në Tiranë. Pretendimi ynë është që të marrim edhe dy mandate si opozitë e gjitha, që të shkojmë 20 mandate, pra më shumë se herën tjetër.”, tha Shehi ndër të tjera

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix3 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi17 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi17 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske17 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook