Lidhu me ne

Kryesore

“Qytetarët kërkojnë rotacion politik”/ Agron Duka: Durrësi një masakër urbane!

Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i deklaroi se në fushatën që po bën, vë re se ka një frymë që kërkon rotacion pushteti.

Duka thekson se gjithë populli është ndërgjegjësuar për shit-blerjen e votës

“Fushata ka qenë e qetë, edhe për shkak të pandemisë nuk kishte takime me numër të madh njerëzish. E lodhshme natyrisht, sepse kemi zhvilluar takime me grupe të vogla. Ambienti s’ka qenë i egër, siç jemi mësuar të shohim në Durrës. Aty-këtu ka elementë që duan të favorizojnë, sidomos Rilindjen. Ka entuziazëm popullor, ka frymë që kërkon rotacion pushteti dhe kjo ka kërkuar ambient mbytës për elementët që mund të gjenden aty-këtu. Shpresoj që të kemi zgjedhje të qeta e të lira. Në Dibër u kap një makinë me para, për të blerë vota. Kjo tregon se edhe gjithë populli është ndërgjegjësuar për shit-blerjen e votës”, tha Duka në emisionin “Koha për t’u zgjuar”.

Agron Duka thekson se Durrësi është kthyer në një masakër urbane, duke shtuar se qyteti ka nevojë edhe për bonifikim.

“Durrësi ka një masakër urbane, me rrugë të ngushta dhe trotuare me gjerësi të tepërt. Bonifikimi i Durrësit është shumë keq. Në sektorin Rinia, kolektori kishte 15 vjet pa u pastruar, në kolektor kishin mbirë pemë. Durrësi ka nevojë për një kryebashkiak normal, duhet të merret edhe me bonifikimin. Qyteti ka nevojë për bonifikim. Te Veleria është bërë shpenzim i madh, me një hekur aty, që ka prekur edhe arkitekturën e vjetërsinë. Turisti nuk vjen të shikojë hekurat, por trashëgiminë kulturore e historike të Durrësit”, u shpreh Duka.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook