Lidhu me ne

Aktualitet

Bujar Nishani: Basha humbës i përsëritur, Ramën nuk do ta mundë as për 18 vite, të reformohet PD!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka përsëritur thirrjen ndaj kreut të PD Lulzim Basha që të dorëhiqet nga posti i tij. I ftuar në “Përballë”, Nishani deklaroi se nëse Basha vijon të qëndrojë në krye të partisë, vendin rrezikon të mbetet pa alternativë qeverisëse ndërsa theksoi se humbjet e njëpasnjëshme janë rezultate që nuk i ka prodhuar asnjë kryetar partie më parë.

“Duhet marrë përsipër humbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve do të veprojmë me të njëjtin standard. Pati një qëndrim nga Basha i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike, konstatoi se ishin humbur zgjedhjet.

Në momentin kur Basha doli dhe konfirmoi humbjen dhe nuk mori asnjë përgjegjësi por nënvizoi faktin se do të vazhdonte të mbante të njëjtin temp dhe model. Atëherë është detyra e kujtdo në PD për të vënë alarmin pasi rrezikojmë të mbetemi pa alternativë qeverisëse. Mund të kesh opozitë formale por nuk ke alternativë qeverisëse.

Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Humbi në garën e parë elektorale politike në 2017. U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vjedhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfajësime.

Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë. Mendoj që në 8 vite Basha nuk arriti të përmbushte projektet e tij për të rrëzuar Ramën. Nuk do arrijë as në 18 vite. Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri. Kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike”, deklaroi Nishani.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook