Lidhu me ne

Kioske

Disa statistika për gratë në zgjedhjet e vitit 2021

Nga Lindita Komani

“Investimi” tek gratë në listat e zgjedhjeve më shumë se për meritë në Shqipëri ku fjala meritë dhe përfshirja në politikë dhe lista zgjedhjesh në përgjithësi nuk kanë shumë të bëjnë me njëra-tjetrën, nuk është lukrativ për partitë. Ato e bëjnë përgjithësisht se u kërkohet nga standardet ndërkombëtare, deri në raste ekzagjerimi kortezie si tek PS ku 10 nga 12 krerët e listave sipas qarqeve ishin gra.
Vihet re megjithatë nga përllogaritjet që “investimi” tek gratë në PD çon në më pak vota sesa në PS. Për arsyet, në mungesë të zhvillimit të një sondazhi, mundet vetëm të spekulohet. Ndryshimi në rezultat mund të vijë për shkak se votuesit/et e PD janë më konservatorë dhe parapëlqejnë figura burra në politikë. Mund të jetë i lidhur me faktin që gratë e PS kanë qenë më të ekspozuara në punën e tyre në qeveri apo tjetërkund. Mund të vijë se mbështeten nga burra me më shumë pushtet dhe influencë në elektorat sesa ata që e luajnë këtë rol në PD. Mund të jetë se kanë investuar më shumë para në fushatë. Mund të jetë se përmes sistemit të ngritur të patronazhimit, PS dhe secila nga gratë kandidate e ka njohur më mirë elektoratin për ta influencuar atë në mënyrë direkte.

Sido që të jetë, kur diskutohet për praninë më të madhe të grave në parlament, është e nevojshme të kuptohet që duhet parë edhe prurja e tyre në anën e kryerjes së funksionit: me pjesërmarrje në përgatitje ligjesh, diskutime konkrete në parlament dhe jo vetëm si prani për numër si kukulla që duhen për t’u mbushur mendjen ndërkombëtarëve se Shqipëria ka përparuar.

Më mirë më pak gra por që japin një shembull veprimtarie të fortë dhe të rregullt politike për brezin e ri që duhet të mësohet me praninë e gruas në politikëbërje sesa pseudofigura që japin shembullin më negativ, të keqpërdorimit të gruas për të arritur synime për të fortët që u qëndrojnë pas.

Disa përllogaritje dhe krahasime mes PS dhe PD, bazuar në të dhënat e KQZ, paraqiten si vijon:

PS kishte 10 lista qarqesh që kishin një grua kandidate të renditurën të parën, PD – Aleanca për Ndryshim nuk kishte asnjë listë të tillë.

PS: 59 gra kandidate (42.14%)
PD: 51 gra kandidate (36.42%)

Vota preferenciale të mbledhura nga kandidatet gra:
PS: 180 397 vota
PD: 111 431 vota

Nuk mund të bëhet një lidhje e drejtë mes votave preferenciale dhe votave të dhëna për partitë, se mund të ketë pasur mjaft raste që është votuar një parti por është dhënë vota për kandidat/e të një partie tjetër, por gjithsesi sa për një orientim, duke bërë pjestim me numrin e votave të marrë nga partitë del se:
PS: 23.36% e votave kanë ardhur nga kandidatet gra
PD: 17.91% e votave kanë ardhur nga kandidatet gra.

PS ka 14 gra kandidate që kanë marrë mbi 5000 vota.
6 mbi 6000.
5 mbi 7000.
4 mbi 8000.
3 mbi 9000.

PD ka 4 gra kandidate që kanë marrë mbi 5000 vota.
1 mbi 8000 vota.

Numri mesatar i votave preferenciale për kandidate grua:
PS: 3057 vota
PD: 2184 vota
Pothuajse 1000 vota diferencë. Përse vallë vjen kjo diferencë?

Përkthyer në mandate sipas sistemit të pranuar për këto zgjedhje:
PS: 27 gra (në përqindje: 46.55% e atyre që kandiduan)
PD: 17 gra (në përqindje: 33.33% e atyre që kandiduan)

Ndërkohë numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara ishte: 792 262.

Sesa burra dhe sesa gra kanë votuar për kandidate gra mund ta dinë vetëm organizatorët e zgjedhjeve, në rast se QR-code e bën votën të identifikueshme, pra jo të fshehtë.
Në zgjedhje sipas të dhënave të publikuara nga KQZ kanë marrë pjesë më shumë burra sesa gra, 792 262 vajza/gra 870 124 djem/burra.
Në kushtet kur e shohim nga jashtë rezultatin, duke marrë parasysh që numri i votave të dhëna për partitë e tjera është më i ulët (vetë për Monika Kryemadhin janë dhënë 1171 vota preferenciale), del që masivisht vajza e gra kanë votuar për kandidatët burra.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook