Lidhu me ne

Aktualitet

Grupi “Për PD” kërkon largimin e Bashës: Të reformohet partia; Nishani: Thikë e helmatisur pas shpine, nëse ka bashkëpunim PD-PS

Grupi "Për PD" kërkon largimin e Bashës: Të

Grupimi i të djathtëve që kërkojnë largimin e kryedemokratit Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve zhvilluan një konferencë për shtyp, kur renditën disa nga arsyet e kërkesës së tyre.

Edit Harxhi pjesë e grupit “Për PD” tha se çështja nuk është vetëm tek zgjedhja e kryetarit të ri, por te reformimi që duhet t’i bëhet partisë. Grupimi renditi disa propozime kryesore: Propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit, kthimin në një progam të qartë të së djathtës konservatore moderne,ndryshimet statutore që t’i hapin rrugën përfaqësimit brenda partisë dhe të zgjedhurve të saj, debatit të lirë dhe ringritjes së dinjitetit të anëtarit dhe institucioneve të saj, primareve për demokratët brenda dhe jashtë vendit.

Ky grup, “Për PD-në” është i hapur, ne bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhemi rreth principeve jo personave, idealeve themeluese të PD-së që janë po aq aktuale sot sa 30 vjet më parë dhe modeleve e traditave më të mira të PD-së në këto vite.

Sipas demokratëve, Basha nuk mori përgjegjësi për humbjen e viti 2017, ndërsa shtojnë se lista e vitit 2021 ishte sërish e kryetarit, që sipas tyre, emëroi kryesuesit në disa qarqe me vendim vetjak. Ata theksojnë se Statuti u shkel njësoj si në 2017, duke theksuar se PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern.

Sa i përket zërave për një bashkëpunim të mundshmë mes PD dhe PS, Arben Imami tha: Kemi informacion, Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025.

Ndërkohë ish-Presidenti Bujar Nishani, ka thënë se nëse është e vërtetë, është thikë pas shpine për demokratët.

“Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo të ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët. Do ishte thika më e helmatisur pas shpine”, tha Nishani.

Grupimi “Për PD” përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook