Lidhu me ne

Aktualitet

Rama jep urdhrin: Operacion nga Velipoja deri në Ksamil për ndërtimet pa leje, zero tolerancë


Në aktivitetin e sotëm të organizuar për Mbrojtjen e Territorit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një urdhër të prerë që të nisë nga operacion nga Velipoja deri në Ksamil për ndërtimet pa leje.

Është e pamundur që një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur një këmbë polici për të thënë: çfarë janë këto gurë që po hidhni në det? Dhe të vijë puna te unë, dhe pas 24 orëve të pastrohet, kjo është e papranueshme. Kjo është korrupsion.

Si hidhen gurë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shifka njeri dhe shkoka kapka një që po ndërton një avlli në Firifistun.  Është e turpshme të shkojmë atje kur ndodhin gjëra këtu.

I kam kërkuar ministrit që së bashku me drejtorin e përgjithshëm, drejtorin e IKMT, ministrin e Turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil. Tani! Jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Tani me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri.

 Ata kanë 25 vjet që hanë buke atje, jo po duke shkuar aty ku është shumë e qartë fare, mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Njerëzit që janë aty 25 vjet mund të vazhdojnë të bëjnë ato shërbime.

Duke shkuar për të vendosur një vijë të kuqe që s’duhet të shkelet më nga askush. Aty ku është përcaktuar vija e pakalueshme e rërës aty duhet të jetë vija. Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë. Kini parasysh dhe diçka tjetër që tha ministrja se me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri.  Ti i bën investitorit sipas dëshirës së investitorit për të ndryshuar kate e shtuar volume se shkon ti në burg.”– tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, pasi t’u prishet ndërtimi do të detyrohen të paguajnë edhe kostot e pastrimit.

“Është shumë e rëndësishme që me të gjitha ndryshime ligjore forcat të fokusohen aty ku folëm, jo për maja malesh, fshatra apo zona që është duke i thënë ‘faleminderit shumë që po rregullon murin’ e jo për t’i vënë gjobë. Shpresoj shumë që do të kalojmë në një fazë të re. Kostot janë të tmerrshme për të gjithë. Ligji është i qartë, kush e ka bërë duhet të përballojë të gjitha kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë ka pasoja të tjera.”- tha Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske16 minuta më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar19 minuta më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore24 minuta më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix34 minuta më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix36 minuta më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar39 minuta më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix48 minuta më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix50 minuta më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix52 minuta më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook