Lidhu me ne

Radar

Redbull në shtatzani ?! Çfarë lejohet dhe çfarë jo ?

A mund të pimë ujë?
Gjatë shtatzanisë gruaja duhet të pijë sasi të konsiderueshme uji , gjë e cila është shumë e rëndësishme. Mund të themi se uji është pija e mrekullueshme që duhet të shoqërojë shtatzaninë. Ai është i rëndësishëm jo vetëm për vaskolarizimin e mirë të plaçentës, por edhe për të mbështetur rritjen e vëllimit të gjakut, që shoqëron periudhën e shtatzanisë dhe ndihmon në rritjen korrekte të fetusit. Përvec kësaj, uji shërben për të krijuar rezerva të konsiderueshme, të cilat do të vijnë në periduhë pas lindjes, duke qënë se gruaja anë atë moment humb një sasi të madhe lëngjesh. Sasia e ujit mund të variojë nga 2-2.5 lt në ditë.
Sigurisht që pirja e ujit mund të stimulojë edhe më shumë proçesin e urinimit, por duhet të dini se edhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi ndihmon në pastrimin e rrugëve urinare, duke ulur rrezikun e shfaqjes së ndonjë infeksioni urinar. Uji gjithashtu ndihmon edhe në uljen e mundësisë së shfaqjes së konstipacionit dhe hemorroideve.

Por cilin ujë duhet të pijmë?
Deri në momentin që mjeku nuk ka diagnostikuar ndonjë patologji në trupin tuaj, gjë e cila rrit mundësinë e konsumimit të një uji specifik në varësi të nevojave të patologjisë, ju mund të konsumoni edhe ujë rubineti (nëse është i pijshëm në zonën tuaj). Mund të përdorni pa problem edhe ujë të gazuar.

Mund të konsumojmë verë, birrë dhe pije të tjera alkoolike?
Në asnjë mënyrë! Që në momentin e parë që do të mësoni që jeni shtatzanë duhet të hiqni dorë në mënyrë kategorike nga pijet alkoolike, dhe nëse keni mundësi duhet ta bëni këtë që në momentin që kërkoni një shtatzani. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve si edhe për t’i mbajtur nën kontroll. Duhet të dini se alkooli mund të shkaktojë anomali të rënda tek fetusi, duke i dhënë mundësi edhe zhvillimit të së ashtuquajturës “fetus i alkoolizuar”, kjo pasi ai është në gjendje të kalojë përmes placentës. Nuk mund të flasim për një sasi maksimale apo minimale që mund të lejohet ose jo gjatë shtatzanisë, akloli në çfarëdo mase të konsumohet e dëmton fëmijën. Sasi të vogla të alkoolit mund të zhvillojnë tek fëmija probleme të lehta të aftësive konjuktive, megjithatë disa studime e mohojnë këtë, duke pretenduar se për gra të ndryshme alkooli vepron në mënyra të ndryshme në varësi të aftësisë së organizmit të saj për ta metabolizuar.

kafe, caj ne shtatzani

Kafe, çaj në shtatzani?
Këto pije duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar, kjo pasi sipas disa studimeve kafeina mund të rrisë rrezikun për abort, mangësi në rritjen fetale, si edhe të ndikojë negativisht në aktivitetin vaskolarizues të placentës. Pra, këshilla e ekspertëve është: mos e kaloni sasinë ditore të 1 kafeje ekspres, 2-3 filxhanëve me caj jeshil dhe 1-2 filxhanëve me çaj të zi, dhe sigurisht që në këtë rast po flasim për shtatzani fiziologjike, e cila nuk paraqet asnjë komplikacion apo faktor specific rreziku për ecurinë e mirë të saj. Në cdo rast duhet të kërkoni këshillën e mjekut gjinekolog. Përsa i përket pijeve që përmbajnë kafeinë si për shembull koka-kola e me rradhë, duhet të dini se ato përmbajnë sasi shumë të vogla kafeine, megjithatë duhen evituar për arsye të tjera.

Po pijet me sheqer dhe gaz a mund t’i pimë në shtatzani?
Për disa nëna mund të jenë një mënyrë që ndihmon në lehtësimin e të përzierave dhe të vjellave, ndërsa të tjera e kanë të nevojshëm konsumimin e tyre duke qënë se janë mësuar me to që para ngjizjes së fëmijës. duhet t’ju këshillojmë të bëni kujdes me përdorimin e tyre pasi përmbajnë shumë sheqer (një kanaçe përmban 35-40 gr). Duhet të dini se sipas organizatës botërore të shëndetësisë, nuk duhet të konsumoni më shumë se 25 gr sheqer në ditë. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e frutave të cilat përmbajnë sheqer të shtuar (pijet industriale).

Lëngjet e frutave të shtrydhura
Lëngjet e shtrydhura në shtëpi janë një alternativë shumë më e shëndetshme krahasuar me ato që mund të blini në supermarket, por gjithsesi duhet të dini se duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar duke qënë se përmbajnë gjithë sheqerin e frutave. Do të ishte më mirë të konsumonit frutat bashkë me tulin e tyre pasi përmbajnë shumë fibra, ndërsa lëngu jo.

Cajrat në shtatzani?
Në treg mund të gjnei tipe të ndryshme cajrash qetësues (kamomil, finok, mente etj), por a është e këshillueshme të konsumohen gjatë shtatzanisë? Nëse keni një shtatzani fiziologjike, pra pa komplikacione, mund të konsumoni çaj qetësues në sasi të moderuar (1-2 filaxhanë në ditë).
Caji me përbërje xhinxheri në shtatzani mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e të përzierave dhe të vjellave gjatë muajve të parë. Kujdes me produktet që përmbajnë kanellë (çajrat që ndihmojnë në tretje), të cilat nuk duhet t’i përdorni në mënyrë të rregullt. Nuk duhet të konsumoni çajra laksative ose me përmbajtje sherebele.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook