Lidhu me ne

Aktualitet

“Nderi duhet mbrojtur edhe kur përballë ke më të fortët”, flet avokati francez i Berishës

"Nderi duhet mbrojtur edhe kur përballë ke më të

Avokati 71 vjeçar, Jean Yves Le Borgne – francez – i pajtuar nga Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka folur për gazetarin Genc Burimi për “BalkanWeb” ku është shprehur se e konsideron ligjetime ngritjen e kësaj padie.

Në këtë intervistë, avokati francez ka treguar se është kontaktuar vetë nga Berisha dhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Po a përbën pengesë imuniteti  i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim?

“Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë,”– është shprehur avokati Le Borgne.

Pjesë nga intervista:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në ëebsitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në këto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në Francë jam i sigurt dhe e marr e përsipër. Nëse shpifesh në France, drejtësia ta merr në konsideratë padinë , dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim nëterritorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?
Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se cfarë keshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që unë mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që jua detajova më parë. Publikimet në internet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elementë shpifës.

A jeni optimist për suksesin e procedurës që po ndërmerrni?
Do të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykates hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.

Po imuniteti i Antoni Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjykim të padisë ?
Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.

Së fundi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha ?
Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është e pjesë e punës sime të hulumtoj në anale për dosje të ngjashme. Por përtej egzistencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbeshtetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shpifje në Francë duke qenë se interneti e ka përhapur atë dhe në Francë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix6 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar6 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix6 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix6 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix6 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix6 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix6 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix6 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix6 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook