Lidhu me ne

Aktualitet

Kandidon për kryetar të PD, Agron Shehaj ndër më të votuarit në zgjedhje, i doli Bashës kundër pas 25 prillit

Kandidon për kryetar të PD, Agron Shehaj ndër më të

Agron Shehaj ishte surpriza e procesit të zgjedhjeve brenda PD.

Disa orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e PD, njofton se do hyjë në garë edhe deputeti fitues i PD, Agron Shehaj.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë me vizion dhe drejtim të ri.

Shehaj thekson se konkurrimin nuk e sheh si garë për post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që PD të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Shehaj ishte përfolur dhe aluduar edhe më herët si kandidat për të marrë postin e kreut të PD, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo pasi Shehaj ishte ndër kandidatët e PD më të votuar pas Lulzim Bashës. Ai arriti të marrë rreth 14 mijë vota preferenciale në qarkun e Tiranës, përballë 16 mijë që mori kryetari aktual.

Po ashtu, Shehaj në një postim në 30 prill doli kundër Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit fliste për masakër elektorale.

Shehaj në një reagim në rrjetet sociale pranonte rezultatin dhe deklaronte se opozita duhet të hynte në parlamentin e ardhshëm në shtator.  

“Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik”, shkruante Shehaj.

Po ashtu, ai ka denoncuar i pari edhe skandalin DH Albania, një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që u përcoll drejt Gjykatës me rezultate minimale, ndërkohë që kjo e fundit e vlerësoi të drejtë konkluzionin e organit të akuzës.

Kandidon për kryetar të PD, Agron Shehaj ndër më të

Veç Shehajt dhe Bashës, në PD kanë dorëzuar kandidaturat edhe Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi, ndërsa Lisander Hoxha u tërhoq në minutat e fundit.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook