Lidhu me ne

Radar

Agron Shehaj: Ministrja Xhaçka të dorëhiqet, rast i pastër korrupsioni

Mesditën e sotme ka pasur replika në Kuvend mes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj.

Deputeti deklaroi se familjarët e Olta Xhaçkës kanë marrë statusin e investitorit strategjik, falë lidhjeve të saj me qeverinë.

“Ministres nuk i bën përshtypje që abuzon me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët, dhe habitet sesi opozita ngre zërin. Statusi i investitorit strategjik i është dhënë familjarëve të ministres Xhaçka nga vetë kryeministri Rama dhe kolegët e saj në qeveri në shkelje të ligjit mbi konfliktin e interesit dhe të vetë ligjit mbi statusin e investitorit strategjik. Kjo është një aferë e pastër korruptive”, tha Shehaj.

Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në çdo nivel, jo vetëm në tenderat, por në çdo fushë apo sektor ku nevojitet një leje, autorizim, apo licencë nuk ka asnjë lloj garë, asnjë nuk ka mundësi të garojë, çdo gjë vendoset në bazë të lidhjeve korruptive politike dhe rasti i ministres Xhaçka është më i qarti.

Sa sipërmarrës të vegjël apo të mesëm shqiptare ka me prona në bregdet, me kapital, të talentuar, me eksperiencë në turizëm, banues të zonave bregdetare që do të ëndërronin të kishin lehtësirat e investitorit strategjik. Pafund.

Ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqje dhe të dorëzojë mandatin sa më shpejt sepse qartësisht ka marrë përfitime nga Shteti Shqiptar.

Këto janë arsyet pse bota e tregon Shqipërinë me gisht si një nga vendet më të korruptuara të Europës dhe ky është shkaku kryesor i varfërisë në Shqipëri dhe i largimit të të rinjve nga vendi.Shqipëria është e korruptuar sepse ka një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar.”, tha ai me tej.

Në kundërpërgjigjen e saj, ministrja deklaroi se gjithçka është mashtrim.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook