Lidhu me ne

Radar

Agron Shehaj voton kundër: Ofenduese që të bëhemi bashkë për të rritur rrogat tona

Shehaj

Agron Shehaj e ka quajtur farsë vendimin e kryeministrit Rama për të rritur e rrogat e administratës por jo të deputetëve dhe minsitrave. Votimin e tij kundër, ndryshe nga kolegët e tij të së djathtës, Shehaj e argumentoi duke thënë se kjo është tallje që i bëhet deputetëve nga Rama.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkuan sot votat për të rritur rrogat e tyre, pasi Rama tha se nëse duan mund t’i rrisin vetë, Agron Shehaj e quajti ofenduese.

Para votimi, ai i bëri thirrje deputetëve të mos bëhen pjesë e kësaj farse.

“I ftoj kolegët këtu të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Do të ishte realisht ofenduese për të gjithë ne, që ne të rrisim rrogat tona. Unë nuk po them që deputetëve nuk iu takon që si gjithë të tjerët të përfitojnë nga rritja e rrogave. Nuk po them këtë. Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse. Nuk mund të tallet kryeministri dhe qeveria në këtë farë mënyre me ne. Të na hedhi aty një projektligj ku thotë, ne do ja rrisim të gjithëve, se për popullin, nuk e bëjmë për vete. Ju po deshët rritjani vetes. Merreni ju këtë turp përsipër. T’ja rrisni vetes. Kjo është farsa e këtij kryeministri, e kësaj qeverie.” – u shpreh Shehaj.

Votimi u realizua dhe vetëm Shehaj votoi kundër. Deputetët e tjerë të opozitës bashkuan votat me socialistët për të rritur rrogat e tyre meqë Rama nuk mori vendim për t’ia rritur. Sikurse pritej, ky bashkim votash shkaktoi debat në opinionin publik.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook