Lidhu me ne

Mix

Para se të vendosësh depilimin me lazer, ka diçka që duhet ta dish patjetër

Me siguri të ka ndodhur që sapo ke hequr pantallonat e shkurtra apo një fustan të shkurtër në plazh, ke menduar: “Dreq, kam nevojë të përdor lazer për të eliminuar qimet e këmbëve apo edhe sqetullat” – ose kudo tjetër në trup ku dalin disa qime të padëshiruara. Megjithatë, heqja e qimeve me lazer gjatë muajve të nxehtë të verës nuk është e rekomandueshme dhe arsyeja kryesore për këtë është ekspozimi në diell. Koha ideale për heqjen e suksesshme të qimeve është lëkura e bardhë dhe qime të errëta. Sepse edhe pigmenti i lëkurës që merr gjatë verës mund të shkaktojë efekte anësore siç është hiperpigmentimi.

Nuk rekomandohet që të përdorësh depilimin me lazer gjatë verës, sepse lëkura i ekspozohet më shumë diellit dhe në këtë mënyrë rritet prirja për të pasur më shumë pigment nga ç’është e rekomanduar dhe kjo mund të sjellë pasoja të rënda për lëkurën” – konfirmon Christian Karavolas, themelues i qendrës Spa dhe lazer “Romeo and Juliette”, në NYC. “Për shkak se lëkura bëhet më e ndjeshme, nga ekspozimi në diell ajo mund të sjellë edhe hiperpigmentimin. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme, por edhe ata që e trajtojnë lëkurën me medikamente të ndryshme gjatë verës, në mënyrë absolute nuk duhet të përdorin depilimin me lazer gjatë muajve të nxehtë”.

Ai shton se koha ideale për depilimin me lazer është në muajt e dimrit, sepse lëkura është në tonet e saj dhe pa pigment.

OK, po si t’ia bëjmë nëse afron dasma e mikeshës apo ka ndonjë arsye tjetër që duhet të depilohemi patjetër? “Nëse me çdo kusht do të zgjidhni këtë metodë, sigurohuni që nuk keni marrë pigment në lëkurë për të paktën tri javë para heqjes së qimeve”,- këshillon Karavolas.

Në përgjithësi, zona e sqetullave dhe bikini janë zonat më të sigurta për t’u trajtuar gjatë muajve të ngrohtë, meqenëse kontakti i tyre me diellin është thuajse inekzistent, ndërsa qimet e fytyrës dhe këmbëve nuk këshillohet t’i trajtoni me lazer gjatë verës pasi janë zona më së shumti të ekspozuara ndaj diellit, thotë Karavolas.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook