Lidhu me ne

Kritike

Projektet e ricikluara të Ramës për hapjen ndaj të rinjëve

Nga Rezearta Caushaj 

Projektet e ricikluara të Ramës për hapjen ndaj të rinjëve

Kryeministri Edi Rama javën e fundit ka njoftuar dy projekte të reja për të dhënë idenë se Partia Socialiste po rinovohet dhe po ofron mundësi për hyrjen e të rinjëve në parti.

Njëkohësisht, ai kërkon të japë idenë se PS është parti, e cila shperblen në bazë të meritës.

Njëri projekt lidhet me krijimin e adresës elektronike ‘gatipërshqipërinë@kryeministria.al’, një mënyrë që studentët ekselentë të paraqesinë idetë e tyre për mandatin e tretë, të kontaktojnë kryeministrin apo ministat e kabinetit për t’u përfshirë në qeverisjen e socialistëve.

1.Studentët ekselent

Në fakt, idea e ka zanafillën qysh në vitin 2013, kur Rama sapo ishte bërë kryeministër dhe dëshironte të dukej udhëheqës “ndryshe”, duke punësuar të rinj ekselent, nga brenda dhe jashtë vendit.

Rama mblodhi qindra jetëshkrime dhe zhvilloi personalisht intervista me personat e përzgjedhur nga stafi i tij.

Procesi nuk pati as sukses, as trasparencë.

Për këtë nismë nuk u dëgjua më deri në vitin 2018, kur shpërthyen protestat e studentëve.

Kësaj radhe Rama e përdori idenë e vjetër për të dhënë imazhin e reformatorit në arsim.

Ai prezantoi platformën online “Punetembare.al”, përmes së cilës studentët ekselent brenda apo jashtë vendit, pa eksperiencë pune, mund të fillonin punë në administratën publike.

Sot ky projekt nuk rezulton më aktiv dhe thirrja e fundit e hapur për vende vakante në platformë i referohet vitit 2020.

Nëse kërkon të aplikosh të del mesazhi: “Ju kërkojmë ndjesë, faqja që ju po kërkoni nuk ekziston”.

2.Akademia politike e lidershipit

Projekti tjetër i Akademisë së Lidershipit është kopje e projektit Akademia Politike, një gjetje e vjetër propagandistike e PS-së, që u hap për herë të parë në vitin 2010 nën drejtimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më pas, u drejtua nga Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka e në fund nga zëvendesministrja Teuta Vodo.

Në pranverën e vitin 2013, Rama e përdori projektin për të mobilizuar të rinjtë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një fjalim të asaj kohe, Rama i ftoi studentët e Akademisë të bëheshin pjesë e fushatës së PS-së dhe zëdhënës të programit “për një Rilindje Shqiptare”. 

“Akademia realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar dhe vazhdues, duke u dhënë mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen,” shkruhet në përshkrimin e projektit fillestar.

Përshkrim i ngjashëm me atë të Akademisë së Lidershipit 2021, prezantuar nga kryeministri para pak ditësh.

Platforma fton të aplikojnë të rinj “kokëfortë”, të cilët janë të pakënaqur me realitetin e që “dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes”.

3.FRESH Voice

Një tjetër projekt i bujshëm, që u përdor nga kryeministri në një kohë që përballej me kritika për mungesën e garës brenda partisë, ishte FRESSH VOICE.

Në 2016, kryeministri Rama, i sfiduar nga ish-deputeti Ben Blushi, preferoi të zhvillojë një mini-referendum për rikonfirmimin e tij pa garë në krye të PS-së.

Për të kompensuar mungesën e konkurrencës brenda partisë, ai shpalli FRESSH Voice, një garë mes të rinjëve për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRESSH-it.

Kandidatët gjykoheshin nga juria e përbërë nga Elisa Spiropali, Pandeli Majko dhe humoristi Gazmend Paja.

Veçse, FRESSH Voice ngeli në memorien kolektive më shumë për batutat e Ramës,  se sa për përplasjen e ideve mes të rinjëve.

Pas atij viti, projekti përmendet sporadikisht herë pas here nga zyrtar socialist.

Një vit para zgjedhjeve, pas Kongresit të PS-së në mars 2020, deputeti Taulant Balla ftoi të rinjtë të aplikonin për në FRESSH Voice përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Udhëheqëset e reja dhe udhëheqësit e rinj duhet të konkurojnë sipas parimit të bashkëdrejtimit, pra një vajzë dhe një djalë sëbashku do të bashkëpunojnë për të fituar mbështetjen dhe fituar sfidën,” shkruante Balla.

Ai shtoi se rregullat do të publikoheshin në vijim, por kjo nuk ndodhi dhe postimi rezulton i hequr nga profili i tij në Facebook.

4.Deputeti im

Një tjetër projekt i aplikuar gjatë vitit zgjedhor, për të dhënë idenë e një partie demoktarike e të hapur ndaj prurjeve të reja, ishte nisma “Deputeti Im”.

Kryeministri pretendoi se kishte hapur pjesërisht listat duke iu dhënë mundësinë personave jashtë politikës, por me kontribut në komunitet, të aplikonin për deputet.

Kandidatët e përzgjedhur rezultojnë ose simpatizant të PS-së ose punonjës të administartave bashkiake të drejtuara nga socialistët.

Për më tepër, ata nuk u zgjodhen nga komuniteti dhe renditja e tyre në listën e deputetëve, u diktua nga Rama.

“Deputet im” prodhoi vetëm një deputet, Bardhyl Kollçaku, renditur i dyti në listën në Berat.

Kollçaku njihet si person me influencë në Berat dhe tërheqja e tij, më shumë se gjetje fatlume, duket një lëvizje e paramenduar.

Finalistët e tjerë nuk ia dolën të zgjidheshin deputet.

Të njëjtin fat pati edhe kreu i të rinjëve socialist, Eljo Hysko, i renditur i 32 në qarkun Tiranë.

Nisma “Deputeti im” nuk prodhoi mesazhe të reja; përkundrazi, kandidatët e shfrytëzuan hapësirën për të promovuar tezat elektorale të PS-së.

Në fakt, shumica e kandidatëve të komunitetit kanë zhvilluar një besnikëri rishtare ndaj saj.

Nëse i gjurmon 10 finalistët në rrjetet sociale, do shohësh se profili i tyre është i mbushur me sukseset e qeverisë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix12 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore12 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix12 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix12 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook