Lidhu me ne

Mix

Noizy dhe Arilena Ara po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë


Bashkëpunimet e reperit Noizy me vajzat e showbiz-it mund të numërohen me gishtat e dorës dhe këtij grupi sapo iu bashkua këngëtarja Arilena Ara!

Dyshja, që po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve.

Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku  në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory.

Madje, ditën e sotme Noizy ka ndarë në InstaStory një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.

Ende s’e dimë për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë, pasi s’kemi një titull apo detaje të tjera rreth këtij projekti.

Para pak ditësh, reperi ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza. Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit do të zbulohet së shpejti. Për reperin ky është albumi më i preferuar deri më tani, ndaj të gjithë u bëmë super kurioz të mësojmë se ç’ka përgatitur këtë herë Noizy.

“Albumi është gati… Dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri tani. Së shpejti titulli dhe track list”, shkruan Noizy në një postim.

Mesa duket pjesë të këtij albumi do të jetë dhe një super bashkëpunim mes tre emrave më të zë të momentit. Elgit Doda, Alban Skënderaj dhe Noizy po bashkojnë forcat për të sjellë një hit veror. Këtë lajm e ka “konfirmuar” vetë producenti i njohur përmes një postimi në Instagram. Pak orë më parë Elgiti ka publikuar një foto ku shihet duke matur tensionin në studion e tij muzikore, krahas së cilës ka shkruar:

“Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!”

Në këtë postim, ai i ka bërë “tag” Albanit dhe Noizy-t duke lënë të kuptohet kuptohet se treshja po vijnë me një projekt të përbashkët, që padyshim që do të kthehet në një hit.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook