Lidhu me ne

Kryesore

Skandali i radhës/ Bashkia e Tiranës heq abonenë e përgjithshme, shtohen shpenzimet për qytetarët

Një tjetër lajm që do u kushtojë shtrenjtë xhepat, pas ngritjes së çmimit të karburantit të ujit apo edhe të disa ushqimeve të shportës, duket se do e rëndojë edhe më tej buxhetin e varfër të qytetarëve.

Duke filluar nga muaji qershor, Bashkia e Tiranës, do të heqë nga qarkullimi abonetë e përgjithshme në linjat e transportit publik. Duke filluar nga ky muaj, do të jenë në qarkullim vetëm abonetë e linjave. Që do të thotë që për çdo linjë, qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vetë, citon Syri.net.

Pra nëse një qytetar i duhet të marrë dy linja urbane për të shkuar në punë, nga 16 mijë lekë që kushtonte një abone e përgjithshme, tashmë duhet të paguajë 24 mijë lekë në muaj. Jo vetëm kaq, por sikur të mos mjaftonte kjo kosto e shtuar, duke filluar nga muaji në vazhdim, çdo qytetar duhet ta ketë të pajisur abonenë e linjës me foto personale. Çka e rrit edhe më shumë koston e një aboneje, po të kemi parasysh se për çdo abone duhet të stamposh një set me fotografi personale.

E gjitha kjo ndodh vetëm një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe një mashtrimi publik që ishte denoncuar edhe më herët.

Ku për të mashtruar qytetarët, disa muaj para zgjedhjeve dhe deri sa ato përfunduan, abonetë e përgjithshme u shitën jashtë çdo kriteri në sy të krimit financiar, që nuk ndërmori asnjë hetim, nën çmimin real, për vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Një tjetër provë se si pushteti lokal i drejtuar nga maxhoranca aktuale përdori makinacione të tilla për të mikluar qytetarët, të cilët sot pas lëvizjes së fundit po nga kjo bashki, që heq abonetë e përgjithshme si në asnjë kryeqytet tjetër të Evropës, ndihen dyfish të mashtruar dhe me një kosto tjetër shtesë që rëndon gjithmonë e më tepër xhepat e tyre të varfër.

Shekulli

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook