Lidhu me ne

Mix

5 gjërat për të cilat nuk duhet të nxitoni, por t’u jepni më shumë kohë

Përqëndrimi dhe varësia jonë për të shpejtuar dhe bërë gjërat menjëherë është ajo që po krijon kaq shumë probleme në jetën, trupin, mendjen dhe në marrëdhëniet tona.

Një shofer i mirë e di se mos ngadalësimi në kthesa apo në rrugë me gropa, është i rrezikshëm. Ai nuk mendon dy herë për ta hequr këmbën nga gazi. Por pse ne jemi të ngadaltë për të bërë të njëjtën gjë kur marrim vendime, planifikojmë ditët tona ose kur kujdesemi për të pasur një jetësë të shëndetshme?

“Kur ngadalësoni, ju rrisni jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e makinës. Asnjë prej jush nuk e sheh këtë ngadalësim si dobësi ose një mendim i dobët. Ju nuk e shihni ngadalësimin si më pak produktiv, efektiv apo efikas. Por në jetën tonë të ngjeshur, të bezdisshme dhe të madhe, ne e shohim ngadalësimin si një gabim, si një dobësi.”- tha Jay Shetty, një vlog-er dhe një folës motivues.

Shetty ndan pesë fusha, ku ngadalësimi përmirëson produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Ai këshillon që të mos nxitoni për këto 5 gjëra:

1. Asnjëherë mos nxitoni në marrjen e vendimeve.

Lodhja nga marrja e vendimeve është një pjerrësi e rrëshqitshme. Truri ynë lodhet duke marrë vendime të vogla, të parëndësishme gjatë gjithë ditës. Kur vjen koha për të marrë vendime më të mëdha, më të rëndësishme, ai nuk mund të përballojë peshën e këtij vendimi. Jay Shetty thotë që duhet të mendoni se cilat vendime të parëndësishme mund të largoni nga jeta e përditshme.

2. Asnjëherë mos nxitoni në lidhje me besimin.

Mbledhja e vetes nga prishja e një marrëdhënieje është e dhimbshme dhe kërkon shumë punë. Ne rrezikojmë të lëndohemi dhe të punojmë më shumë me veten në plan afatgjatë, nëse i besojmë dikujt para se ta tregojnë se mund t’u besojmë.

Ngadalësimi dhe pritja para se t’i besoni dikujt ndihmon në forcimin e marrëdhënies dhe ndërtimin e besimit me kalimin e kohës.

3. Asnjëherë mos bëni gjykime të parakohshme.

Të jesh i shpejtë për të gjykuar e bën të lehtë ta shohësh dikë duke u bazuar në një ngjarje të caktuar.

“Ju i shihni ata përmes një fotografie. Kështu që nuk mund të gjykoni me saktësi karakterin e dikujt menjëherë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën sesi gjykoni”– tha Shetty.

4. Asnjëherë mos ha me nxitim.

Të hash shumë shpejt nuk është e shëndetshme për trupin dhe sjelljen tuaj. Të marrësh kohën e duhur për t’u ushqyer, ju jep mundësinë e diskutimit dhe lidhjes përreth tavolinës së ngrënies. Kjo ju jep kohë dhe hapësirë për të folur, si dhe për të kuptuar nëse trupi juaj është ngopur apo jo. Ushqimi ngrënë shpejt nuk tretet mirë.

5. Asnjëherë mos nxitoni për të krijuar shoqëri.

“Mendoni për një moment për njerëzit në jetën tuaj që i konsideroni të afërt. Pyeteni veten se sa kohë cilësore kaloni me ta. Kemi nevojë të ngadalësojmë ritmin ndonjëherë për t’i dhënë kohë një marrëdhënieje që të ketë kuptim, të jetë e fuqishme dhe të jetë diçka që do të zgjasë.”- tha ai.

Në përgjithësi, ngadalësimi dhe përdorimi i kohës me mençuri mund të bëjë mrekulli në shëndetin dhe produktivitetin tuaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook