Lidhu me ne

Radar

“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë”, detaje tronditëse për 23-vjeçaren

Pak ditë më parë, opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë ku 23-vjeçarja Evgjeni Baxho e cila u gjet pa shenja jete, në trup kishte simbole ‘të çuditshme’. Dyshimet ishin se ajo ishte pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri. Profesori Ervin Karamuça shprehet i bindur se 23-vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.

Fillimisht në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më vonë dolën detaje tronditëse. Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe. Profesori thotë se personat që merren me këto sekte, kanë gjetur terrenin e lirë për të vepruar.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti i policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar.

Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite”.

Ai i cilësoi si vrasës serialë. Eksperti shtoi më tej se viktima ka tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore23 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix23 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook