Lidhu me ne

Radar

Shtatë të vërteta që duhet të dini për gurët në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka, dhe të mos dini që i keni ato. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme, që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi, që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre, duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave.

Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristaleve.

Por cilat janë shtatë të vërtetat që duhet të dini për gurët në veshka:

  1. Për shkaqe të panjohura, numri i personave me gurë në veshka është rritur 40 vitet e fundit. Në vitet ’70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin probleme me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka. Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare, dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat, frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.
  2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar, mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.
  3. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri i veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar. Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.
  4. Shumica e gurëve në veshka, në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.
  5. Madhësia e gurit ka rëndësi të madhe. Guri me madhësi 4mm ka 80% mundësi të shkarkohet në mënyrë spontane, ndërsa guri me madhësi 5mm ka 20%. Guri më i madh se 9-10 mm, shumë rrallë ndodh që të shkarkohet në mënyrë spontane, për këtë arsye kërkon të kryhet ndonjë lloj trajtimi.
  6. Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar. Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.
  7. Për gurët të cilët nuk shkarkohen në mënyrë spontane nga trakti urinar, përdoret mënyra tjetër e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatë kryerjes së kësaj procedure, përdoren valët e shokut që të thyhet guri në copëza të imëta, të cilat më pas do të shkarkohen në mënyrë spontane në traktin urinar.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook