Lidhu me ne

Kioske

Koha për një taksë solidariteti mbi të pasurit


Nga Klodian Tomorri 

Ka një postulat në ekonomi, i cili për nga qëndrueshmëria ngjason me tepër me një ligj fizike. Pas çdo krize, shoqëria del më e ndarë. Të pasurit bëhen më të pasur, ndërsa të varfërit varfërohen më shumë. Edhe këtë herë nuk ishte ndryshe.

Vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se vitin e kaluar, ushtria e të varfërve në shkallë globale u shtua me 120 milionë vetë për shkak të krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë, njerëzit më të pasur të planetit shtuan 5 trilionë dollarë më shumë në pasurinë e tyre kolektive. Me sa duket, këtij fenomeni të përbotshëm nuk i ka shpëtuar as Shqipëria.

Bllokimi i ekonomisë dhe masat kufizuese për të përmbajtur pandeminë nxorën të papunë mbi 43 mijë vetë në rang kombëtar. Pjesa dërrmuese e tyre ishin punonjës në sektorët me produktivitet të ulët të ekonomisë si fasoni, transporti, sektori i mikpritjes apo të vetëpunësuar në bizneset e vogla. Përgjithësisht këta janë njerëzit më të keqpaguar në vend, të cilët lundrojnë gjithmonë në kufirin mes varfërisë zyrtare dhe asaj reale. Tani të gjithë këta, janë të varfër edhe me definicion zyrtar.

Por rritja e papunësisë nuk ishte kanali i vetëm, përmes të cilit kriza goditi më fort të varfrit. Kanali tjetër ishte vetë sistemi shëndetësor. Për shkak të pagesave të larta nga xhepi, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara në botë nga fenomeni i shpenzimeve katastrofike shëndetësore. Në kohë normale mbi 17 për qind e familjeve shqiptare paguajnë nga xhepi më shumë se 10 për qind të buxhetit të tyre vjetor për t’u kuruar. Gjasat janë që ky numër të jetë zgjeruar në mënyrë dramatike dhe për mijëra familje, shpenzimet e kurimit nga virusi mund të kenë kaluar edhe 50 për qind të të ardhurave të vjetore.

Pra pandemia ka qenë shkatërruese për të varfërit, por jo dhe aq për të pasurit. Madje për shumë sektorë të ekonomisë, viti i kaluar ishte i artë. Bankat, kompanitë farmaceutike, ato të telekomunikacionit, koncesionet dhe rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë fituan më shumë para edhe se sa në vitet më të mira të ekonomisë. Kompanitë e tenderave dhe ndërtuesit, po ashtu.

Përfundimi është i qartë. Pandemia ka sjellë një rritje substanciale të pabarazisë dhe një reduktim po kaq substancial të kohezionit social dhe solidaritetit në shoqërinë shqiptare. Ndryshime kaq të thella strukturore lënë plagë afatgjata në një vend, nëse qeveria nuk ndërhyn të përballet me sfidën. Dhe instrumenti më emergjent është ai fiskal.

Ata që fituan më shumë gjatë pandemisë dhe ata që fitojnë shumë në çdo kohë për shkak të liçencave ekskluzive nga shteti duhet të paguajnë taksa shtesë për të treguar solidaritet me ata që u goditën me rëndë nga pandemia. Praktikat më të mira botërore sugjerojnë një taksë one-off, të përkohshme, e cila paguhet vetëm një herë. Përvoja të këtij lloj ka shumë.

Në vitin 1991, qeveria e Helmut Kohlit vendosi një taksë solidariteti 7.5 për qind mbi një nivel të caktuar të ardhurash për të financuar infrastrukturën e prapambetur në Gjermaninë Lindore. Një dekadë më parë, Margaret Thatcher taksoi fitimet e tepërta të bankave, të cilat në atë kohë ishin sektori i vetëm i ekonomisë britanike që nuk vuante nga recesioni. Më vonë Tony Blair, taksoi të gjithë kompanitë e privatizuara përmes një taksë speciale mbi fitimet e tepërta dhe kështu me radhë.

Target grupet dhe modalitetet e taksës mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin në varësi të rrethanave ekonomi. Për Shqipërinë, një variant do të ishte ai i vendosjes së një taksë speciale të bazuar mbi fitimin mesatar të 5 viteve të fundit mbi kompanitë e privatizuara në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacioneve, infrastrukturës, por edhe bankave në diskutim me Bankën e Shqipërisë. Po kështu, në targetin e taksës duhet të jenë edhe kompanitë që operojnë në tregje të mbrojtura licenca ekskluzive shtetërore si koncesionet apo pse jo dhe kompanitë e IT-së, që marrin 100 milionë euro tendera në vit nga AKSHI dhe paguajnë vetëm 5 për qind tatim mbi fitimin.

Debate për detajet mund të ketë shumë. Por për një gjë duhet të ketë konsensus të gjerë. Ka ardhur koha për një taksë solidariteti mbi të privilegjuarit, që janë aty jo vetëm falë talentit të tyre. Është moralisht e drejtë, ekonomikisht efiçente dhe ligjërisht e realizueshme. / MCN TV

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook