Lidhu me ne

Radar

Kush është Eva Millona, shqiptarja e parë që merr postin e lartë në administratën e Biden

Eva Millona, shqiptarja e parë që merr postin e lartë në

Pas 12 vitesh në krye të Koalicionit për Mbrojtjen e Emigrantëve dhe Refugjatëve në Massachusetts, Eva Millona do të largohet nga ky post për t’u bashkuar me administratën e Joe Biden dhe Harris në një pozitë të lartë drejtuese.

Duke filluar nga 25 maj, Millona do të jetë Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Millona është  shqiptarja e parë që merr një detyrë kaq të rëndësishme në administratën e Biden.

“Unë jam krenare për mundësinë që më është dhënë për të punuar me administratën dhe për të forcuar strukturën e kombit tonë,” tha Millona në një deklaratë.

Kush është Eva Millona

Millona ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980. Ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992.

Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe më pas në vitin 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Millona ka marrë shumë çmime për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë këtu çmimin prestigjioz në 2009 “Outstanding American by Choice” nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, si dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës “Wainëright” në 2010.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook