Lidhu me ne

Kioske

Çfarë është jeta në Shqipëri? Diçka që ta merr dikush në një bar



Nga Enton Abilekaj

Pavarësisht të gjithave, në Atdheun tonë mund të ulesh në një bar, të ndihesh i përkëdhelur nga natyra që lëshon një fllad të lehtë mbi flokët e tu, mbi pendët e pëllumbit që luan me shatërvanin apo mbi trëndafilat shumëngjyrësh që të rrethojnë. Je gati të harrosh, të falësh, të pranosh, të përshtatesh…. Deri kur dikush vendos të të kundërshtojë dhunshëm, me një buqetë krismash 5 metra larg teje. Je vetëm një qenie e lebetitur, inferiore ndaj shpendit me fat që iku me shpejt dhe më larg, pa kuptuar ç’ ndodhi, pa keqardhje për ata që la mbrapa.

Pasi paniku i lë vendin frikës së shoqëruar me një traumë të fortë, tenton të bindësh veten që je ende në gjendje të kryesh veprime normale. Kthehesh në vendin ku i plagosuri rëndë është ende duke luftuar për jetën. Lumi i kuq ndan, ti ngjan si Rubikoni që ai ka kaluar për të mos u kthyer më. Hedh sytë edhe një herë nga tavolina jote, për të matur distancën e sigurisë nga plumbat dhe e quan veten me fat. Aty vazhdon të jetë një çantë. Është e jotja, nuk e ka marrë askush. Çanta nuk kërcënohet sa jeta në këtë kohë.

Dikur ishte koha e telefonave dhe çantave të mbajtura pa kujdes nëpër tavolina lokalesh. Një djalë me barkun dhe xhepat bosh, i rrembente në vrap e sipër. Drama e humbjes zgjaste disa ditë. Trauma e momentit kur i panjohuri të rrëmbente sendet me vlerë të shoqëronte për shumë kohë. Sot çantat dhe celularët injorohen nëpër tavolina bosh. Ushtarët e krimit hyjnë serbes për të marrë jetën, me lehtësinë e një çante. Ai vegim i frikshëm me buçimën e krismave nuk e ka luksin të zgjasë për shumë kohë, se duhet te jesh gati për rrëmbimin tjetër. Rrëmbimin e jetës që vlen më pak se telefoni dhe çanta. Është koha kur kupton se je përballë një ushtrie që ka pushtuar çdo centimetër të Atdheut dhe çdo qelizë të qetësisë tënde.

Është koha kur krimi donimon shoqërinë, punëson njerëz, pastron paratë nëpër kulla në mes të qytetit, përpara syve tanë, kontrollon politikën dhe nëpërmjet saj policinë dhe Drejtësinë. Kur paraja e lehtë ka zhvlerësuar çdo përpjekje për punë apo biznes të ndershëm. Vija ndarëse nuk ekziston më, krimi është shkrirë me shtetin, e dominon atë me paratë e paligjshme, bëhet frymëmarrje për ekonominë e degraduar që kontrollohet nga qeveria, bëhet ofertë për të rinjtë që nuk kanë as mjete jetese, as shpresë, as modele të së kundërtës. Ushtarët e krimit janë modelet e rinj, gjeneralët janë pushtetarët e vërtetë. Ata thonë që në Shqipëri nuk ka mafia, që atentatet mafioze që mbivendosen çdo ditë nuk janë ashtu siç duken, prandaj nuk jemi Siçilia. Atëherë le të gjejmë një emër tjetër për këtë vend ku kontrollin e ka krimi. Që të mos prishim emrin e Shqipërisë, nëse do të çlirohet një ditë. /Dosja.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix18 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix18 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix18 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix18 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix18 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix18 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix18 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix18 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix18 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook