Lidhu me ne

Radar

8 shenjat që iu paralajmërojnë se vuani nga diabeti

Diabeti i tipit 2 shkakton vlera të larta të glukozës në gjak. Identifikimi në kohë i shenjave të hershme dhe simptomave të kësaj sëmundje kronike, na jep mundësinë ta trajtojmë herët duke parandaluar disa nga komplikacionet e rënda që diabeti mund të shkaktojë. Shumë njerëz me prediabet kanë nivel të lartë të glukozës në gjak, por mjekët nuk i konsiderojnë ende ata të si të diagnostikuar me diabet. Sipas CDC (Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin), njerëzit me prediabet mund të zhvillojnë diabet brenda 5 viteve nëse nuk trajtohen. Fillimi i diabetit të tipit 2 është gradual dhe simptomat mund të jenë të lehta në fazat e hershme. Si rezultat, shumë njerëz mund të mos e kuptojnë që po shkojnë drejt kësaj sëmundje. Studimet e reja kanë treguar se 25% e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2 nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje. Në këtë artikull do të mësoni për shenjat e fshehura të kësaj sëmundjeje.

Urinim i shpeshtë

Njerëzit e prekur nga diabeti kanë një organizëm që nuk është shumë efikas në shpërbërjen e ushqimit në sheqer. Kjo do të thonë se në gjak ka shumë sheqer të cilin trupi përpiqet ta nxjerrë nëpërmjet urinës.

Jini të vëmendshëm ndaj urinimit gjatë natës. 1-2 herë është mëse normale por më shpesh se kaq konsiderohet si një shenjë paralajmëruese.

Etja e pashuar

Njerëzit e prekur nga diabeti përdorin pije të gazuara ose lëngje të ndryshme për të shuar etjen. Sheqeri më pas përthithet nga gjaku dhe kemi kështu krijohet një rreth vicioz.

Rënia nga pesha

Njerëzit e prekur nga diabeti mund të vërejnë një rënie të lehtë nga pesha. Kjo ndodh si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe kalorive nëpërmjet urinës.

Uria

Kur trupi i njeriut ka nivele të larta të sheqerit në gjak, atëherë ai ka probleme në rregullimin e niveleve të glukozës. Këto probleme shkaktojnë të dridhura dhe një nevojë të madhe për karbohidrate dhe sheqerna.

Plogështia

Njerëzit e prekur nga diabeti vuajnë nga një plogështi e vazhdueshme.

Kjo ndodh sepse ushqimi që konsumohet nuk shpërbëhet në energji dhe nuk arrin në qeliza.

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit dhe temperamenti i keq janë disa shenja të diabetit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të imitojë simptomat e depresionit dhe të shkaktojë probleme të ngjashme.

Mpirja e këmbëve

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë komplikacione të tjera përpara se ju ta kuptoni që vuani nga diabeti. Një prej këtyre shqetësimeve ka të bëjë me dëmtime të lehta nervore që shkaktojnë mpirje të këmbëve.

Shikim i turbulluar
Niveli i lartë i glukozës në gjak mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut në sy, çka mund të shkaktojë probleme me shikimin. Problemet me shikimin mund të ndodhin në një sy ose në të dy sytë dhe mund të jenë episodike. Nëse një person me diabet nuk trajtohet, dëmtimi në këto enë gjaku mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë humbje të përhershme të shikimit.

Këshillat si ta parandaloni në kushtet e shtëpisë

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit. Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet.

Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato. Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra

Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri. Ushqimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë

Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe. Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme. Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Aktiviteti fizik

Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht. Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale. Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme. Sigurohuni të paktën të ecni rregullisht, të ngjisni shkallët apo të mereni me ushtrime aerobike.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook