Lidhu me ne

Radar

Ilva Tare largohet nga ekrani, zhvendoset në SHBA: Iki e emocionuar, koha të nis një kapitull të ri

Ilva Tare largohet nga ekrani, zhvendoset në SHBA: Iki e emocionuar, koha

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Ilva Tare largohet nga televizioni Euronews Albania.

Në një postim në Facebook, Tare, e cila ka mbajtur postin e drejtoreshës së lajmeve në këtë televizion ka njoftuar largimin.

Tare shkruan se është momenti që për ta mbyllur këtë kapitull dhe për t’i dhënë më shumë kohë familjes. “Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime”, shkruan gazetarja ndër të tjera.

Tare, i ka dhënë fund rrugëtimit të saj prej 25 vitesh, për tu shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e saj, politikanin Eduard Selamin dhe dy fëmijët.

Postimi i plotë:

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone.

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euroneës Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!

Ilva Tare largohet nga ekrani, zhvendoset në SHBA: Iki e emocionuar, koha
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook