Lidhu me ne

Kryesore

Basha mori më pak vota se në 2013 dhe në 2017/ Analiza e zgjedhjeve të PD-së, 4 vlerësime paraprake

Basha mori më pak vota se në 2013 dhe në 2017/ Analiza e

Partia Demokratike (PD) zhvilloi më 13 qershor 2021 zgjedhjet e treta për kryetar partie me parimin “një anëtar – një votë”, pas tyre të vitit 2013 dhe 2017.

Më 2013 në garën për kryetar ishin Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, ku Basha fitoi me 33.220 vota ndaj 8.060 të kandidatit tjetër. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 41.532 nga më shumë se 104 mijë anëtarë.

Në zgjedhjet e dyta në korrik 2017, një grup kritik i përbërë nga dy ish zv/kryetarët në parti vendosi bojkotin e procesit elektoral, megjithatë gara u zhvillua midis Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Zyrtarisht u tha se në zgjedhje morën pjesë 59.834 nga më shumë se 103 mijë anëtarë. Basha fitoi 53.981 vota ndaj 5.136 votave të kandidatit rival.

Më 13 qershor 2021 KQZ në PD lajmëroi se anëtarësia në parti ka ndryshuar duke rënë me mbi 28 mijë anëtarë, konkretisht në vetëm 75.067 anëtarë. Në garë ishin katarr kandidatë (Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli). Zyrtarisht u njoftua se në votim morën pjesë 41.097 anëtarë, numër më i ulët sesa më 2013 dhe 2017. Sipas të dhënave të KQZ në PD, Basha fitoi mandatin e tretë me 32.882 vota, i ndjekur nga Shehaj me 6.038 vota, Harxhi me 983 vota dhe Kadilli me 781 vota.

Basha mori më pak vota se në 2013 dhe në 2017/ Analiza e

Të dhënat zyrtare krahasuese në tri zgjedhjet (të pasqyruara edhe në tabelën me shifra mbi pjesëmarrjen, mbi votën pro L.Basha dhe kandidatëve rivalë, pa llogaritur votat e pavlefshme), paraprakisht tregojnë së paku katër elementë të rëndësishëm:

Së pari, PD nuk ka një regjistër të plotë, të saktë dhe funksional anëtarësia. Kurba e lëvizjes nga 104 mijë më 2013, 103 mijë më 2017 dhe 75 mijë më 2021, është vetëm një prej treguesve të kësaj problematike.

Së dyti, Basha mori mandatin e tretë drejtues në parti 2021-2025 me 32 mijë vota, shifër më e ulët nga rezultati i tij fitues nga 33 mijë më 2013 dhe 53 mijë më 2017.

Së treti, PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara, të qëndrueshme dhe të besueshme të organizimit të brendshëm zgjedhor. Si më 2013, edhe më 2017 dhe më 2021, struktura përgjegjëse (KQZ) u përfshi në garën elektorale dhe pamundësoi transparencën dhe cilësinë që duhej të kishte institucioni i zgjedhjeve në këtë parti.

Së fundi, zgjedhjet në PD provuan edhe njëherë tezën se partitë shqiptare vijojnë të jenë bunkerët e fundit reflektuese të kulturës politike komuniste në Shqipëri. Ato refuzojnë ndryshimin e brendshëm (asnjë parti nuk ka arritur të ndryshojë kryetarin e partisë me votë), refuzojnë zgjedhjet (shumica e partive të vogla politike nuk bëjnë asnjëherë procese zgjedhore, edhe partia kryesore politike, Partia Socialiste, nuk ka bërë zgjedhje as formale për kryetar prej shtatorit të vitit 2009, pra prej 12 vitesh), kanë struktura/gjykata zgjedhore fiktive në parti, si dhe refuzojnë konkurrencën cilësore dhe proceset e rregullta konkurruese përfshirë edhe shanset e kandidatëve rivalë për të marrë pjesë në administrimin dhe monitorimin aktiv të fushatës dhe të procesit.

ISP ka publikuar analiza të zgjeruar profesionale mbi referendumin në PS (2016) dhe zgjedhjet në PD (2017) si dhe do të publikojë së shpejti edhe një analizë më të detajuar të zgjedhjeve të fundit në PD (2021).

ISP është duke monitoruar aspekte të ndryshme të zgjedhjeve dhe demokracinë së brendshme në partitë politike mbështetur nga programe të NED dhe EU. / Instituti i Studimeve Politike

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix9 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix21 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix21 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook