Lidhu me ne

Radar

Si falet namazi i sabahut, drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë / Llojet dhe Rekatet e Namazit

The 5 Times Namaz (Muslim Prayer) with Meaning & Significance

Llojet e Namazeve

Çdo namaz, qoftë farz ose sunnet falet për hir të Zotit dhe askujt tjetër.
 Namazet farz janë obligim nga Zoti për çdo musliman të vetëdijshëm, dhe për mosfaljen e tyre pa shkak pason dënimi në këtë jetë dhe pas vdekjes.
 Namazet sunnet është mirë që të falen ngase ato i ka falur edhe Muhammedi a.s. gjithmonë kur ka patur mundësi. Në tabelë janë cekur 12 rekatet sunnet që Muhammedi a.s. zakonisht i ka falur dhe e ka lavdëruar faljen e tyre duke thënë: “Çdo musliman që vullnetarisht falë 12 rekate gjatë ditës për hir të All-llahut pos farzeve, All-llahu do t’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet.” Ndërsa në një rast ai ka thënë: “Katër rekate para dreke, dy pas dreke, dy pas akshamit, dy pas jacisë dhe dy para sabahut”. Transmetohet se ai ka falur namaz edhe pas ikindisë dhe para akshamit. Ai ka thënë:“Ndërmjet çdo ezani dhe ikameti ka namaz” dhe këtë e ka përsëritur 3 herë, pastaj ka thënë: “Për atë që dëshiron.”
 Namazi i vitrit nuk është mirë të lihet pa falur, edhe pse nuk është farz. Muhammedi a.s. atë nuk e ka lënë pa falur.
 Përveç këtyre namazeve, Muhammedi a.s. ka falur edhe namaze të tjera vullnetare, si për shembull është çuar natën dhe ka falur namaz nate, ose ka falur namaz pas lindjes së diellit, ose kur është zënë dielli, ndërsa ndonjëherë ka falur namaz para se të ndërmarrë ndonjë vendim të rëndësishëm për ndonjë çështje të kësaj bote. Këto janë namaze vullnetare dhe kryerja e tyre edhe pse nuk është e domosdoshme, çmohet shumë.

Kohet e faljes se Namazit

1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit. 

Rekatet

Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate.
Në vazhdim po tregojmë nga sa rekate kanë namazet:

                Rekatet >>
Namazi
SunnetFarzSunnetVitri
SABAHU22  
DREKA442 
IKINDIJA44  
AKSHAMI 32 
JACIA4423

Falja e Namazit

PASQYRA E LUTJEVE GJATË FALJES SË FARZEVE

NamaziSabahuDrekaIkindiaAkshamiJacia
Rekati
1Subhaneke
Eudhubilahi
Fatiha
(Kewther)
Subhaneke
Eudhubilahi
Fatiha
(Kewther)
Subhaneke
Eudhubilahi
Fatiha
(Kewther)
Subhaneke
Eudhubilahi
Fatiha
(Kewther)
Subhaneke
Eudhubilahi
Fatiha
(Kewther)
2Fatiha
(Ihlas)
Et-Tehijatu
SELAMI
Fatiha
(Ihlas)
Et-Tehijatu
Fatiha
(Ihlas)
Et-Tehijatu
Fatiha
(Ihlas)
Et-Tehijatu
Fatiha
(Ihlas)
Et-Tehijatu
3 FatihaFatihaFatiha
Et-Tehijatu
SELAMI
Fatiha
4 Fatiha
Et-Tehijatu
SELAMI
Fatiha
Et-Tehijatu
SELAMI
 Fatiha
Et-Tehijatu
SELAMI

 
LUTJET 

 ArabishtShqip
TekbirAll-llahu EkberAll-llahu është më i Madhi
SubhanekeSubhaneke All-llahumme 
we bi hamdike 
we tebarekesmuke 
we te’ala xhedduke 
we la ilahe gajruke
Dëlirësia të takon Ty, Zoti im, 
dhe falënderimi, 
emri Yt është i bekuar, 
e lartësuar është Madhështia Yte, 
s’ka hyjni pos Teje 
E’udhu bil-lahiE’udhu bil-lahi 
minesh-shejtanir-raxhim
Mbështetem në All-llahun  nga djalli i mallkuar
Fatiha1. Bismil-lahir-rahmanir-rahim 
2. El hamdulil-lahi rabbil ‘alemin
3. Er-rahmanir-rahim 
4. Maliki jewmid-din 
5. Ijjake na’budu we ijjake nesta’in 
6. Ihdinas-siratal mustekim 
7. Siratal-ledhine en ‘amte ‘alejhim, 
gajril magdubi ‘alejhim we led-dal-lin 
(AMIN)
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin,
jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur! (Amin)
KewtherBismil-lahir-rahmanir-rahim 
1. Inna a’tajna kel kewther 
2. Fe sal-li li rabbike wen har 
3. Inne shanieke huwel ebter
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Vërtet Ne të dhamë ty të Mirën (e pashtershme)
2. Pra falu për Zotin tënd dhe sakrifiko
3. Vërtet urrejtësi yt është farësosur.
IhlasBismil-lahir-rahmanir-rahim 
1. Kul hu wall-llahu ehad 
2. All-llahus-samed 
3. Lem jelid we lem juled 
4. We lem jekun l-lehu kufuwen ehad
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një
2. All-llahu është Strehuesi
3. S’ka lindur kë, as nuk është i lindur
4. Dhe Atij askush nuk i përngjan
 Subhane Rabbi el ‘AdhimI Dëlirë është Zoti im Madhështor
 Semi’ All-llahu limen hamidehAll-llahu dëgjon atë që e falënderon
 Rabbena lekel hamdZoti ynë, Ty të takon falënderimi
 Subhane rabbi el a’laI Dëlirë është Zoti im i Lartë
 Rabbi gfirlij, gfirlijZoti im, falmë, falmë
TehijatuEt-tehijjatu lil-lahi 
wes-salawatu wet-tajjibatu
Es-selamu ‘alejke ejjuhen-nebijju
We rahmetull-llahi we berekatuhu
Es-selamu ‘alejna 
we ‘ala ‘ibadil-lahis-salihin
Esh hedu en la ilahe il-lall-llah
We esh-hedu enne muhammeden 
‘abduhu we resuluhu
Përshëndetjet i takojnë All-llahut, 
si dhe lutjet dhe fjalët e mira
Paqja qoftë mbi ty, o Lajmëtar, 
si dhe mëshira e All-llahut dhe begatitë e Tij 
Paqja qoftë mbi ne 
dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut 
dhe se Muhammedi është 
robi dhe i dërguari i Tij
SalavatAll-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin
We ‘ala ali Muhammed
Kema sal-lejte ‘ala Ibrahime 
we ‘ala ali Ibrahim
Inneke hamidun mexhid
O All-llahu im, bekoje Muhammedin 
dhe familjen e tij, 
siç e bekove Ibrahimin 
dhe familjen e tij, 
Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar
SalavatAll-llahumme barik ‘ala Muhammedin
We ‘ala ali Muhammed
Kema barekte ‘ala Ibrahime 
we ‘ala ali Ibrahim
Inneke hamidun mexhid
O All-llahu im, begatoje Muhammedin 
dhe familjen e tij, 
siç e begatove Ibrahimin 
dhe familjen e tij, 
Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar
Duaja e namazitAll-llahumme rabbena 
atina fid-dunja haseneten
we fil-ahireti haseneten 
we kina ‘adhaben-nar
Rabbena gfirli 
we li walidejje we lil-mu’minine
jewme jekumul hisab
O All-llahu im, Zoti ynë, 
na jep të mira në këtë botë 
dhe në botën tjetër, 
dhe na ruaj nga dënimi me zjarr
Zoti ynë, më fal mua, 
prindërit e mi dhe besimtarët 
ditën kur do ta japim llogarinë
SelamEs-selamu ‘alejkum we rahmetull-llahPaqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi ju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix22 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook