Lidhu me ne

Mix

Si falet namazi i xhumase? Falja e xhumasë!

Namazi i xhumas falet ditën e premte, në kohën e mesditës. Fillimisht këndohet ezan (ezani i jashtëm). Kur hyhet në xhami falen katër rekate sunet. Ky është suneti i parë i xhumasë. Ky namaz mund të falet gjersa hatibi (hoxha/ligjeruesi) të mos jetë ngjitur në minber. Po të jetë ngjitur hatibi në minber, është më e përshtatshme të dëgjohet ai. Pastaj këndohet ezani i dytë (i brendshëm) dhe, pas tij, imami/hatibi i ngjitur në minber mban hutben (ligjeraten) para xhematit. Pas hutbes këndohet ikameti dhe falet namazi farz i xhumasë me xhemat ku imami këndon me zë. Pastaj falen katër rekate sunet që janë suneti i fundit i xhumasë.

Si falen 4 rekatet e parë sunet të xhumasë?

Bëhet nijeti për faljen e namazit të xhumasë dhe falet njëlloj si suneti i parë i namazit të drekës.

Pra, në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të sabahut”. Pas nijetit shqiptojmë tekbirin dhe fillojmë namazin.

Pasi lidhen duart lexojmë Subhaneken (shiko poshte). Pastaj Eudhu-bismilahin. Pas leximit të Fatihasë (shih me poshte) lexojmë një sure nga Kurani (shih poshte). Pastaj themi “Allahu Ekber”dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim”në ruku drejtohemi. Gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rabbijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë. Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.

Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim” në ruku drejtohemi duke thënë “semiallahu limen hamideh”. Kur drejtohemi themi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi dhe themi “Allahu ekber”, qëndrojmë pak ulur dhe biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi përsëri tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi duke thënë “Allahu ekber” dhe ulemi në uljen e fundit. Në uljen e fundit lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, rabbena” (shih poshte). Në këtë mënyrë falim dy rekatë namaz. Në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta. Kështu përfundon namazi.

Si falen 2 rekatet farz të xhumasë?

Para se të falen dy rekatet farz të namazit të xhumasë duhet të dëgjohet hutbeja. Pasi thërret ikameti, bëhet nijeti për faljen e farzit të xhumasë dhe lidhemi pas imamit. Pasi imami thërret tekbirin edhe xhemati e përsërit dhe lexon në heshtje vetëm Subhaneken. Nuk lexohet asgjë tjetër. Edhe në rekatin e dytë nuk lexohet asgjë. Biem në ruku, sexhde dhe ulemi në uljen e fundit për të lexuar duatë. Japim selam bashkë me imamin. Kështu përfundon falja e farzit të xhumasë.

Si falen 4 rekatet e fundit sunet të xhumasë?

Edhe këta falen njëlloj si suneti i parë i drekës.

Per te mesuar si falet namazi, levizjet gjate namazit.

Si lexohet SUBHANEKE?

Subhaneke All-llahumme ve bihamdike

ue tebarekesmuke

ue te’ala xheduke

ue la ilahe gajruk.

Si lexohet EL – FATIHA?

E’udhubil-lahi Mineshejtani Rraxhim Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Elhamdulil-lahi rabil’alemin,

errahmani rrahim, maliki jeumidin,

ijjake na’abudu ve ijjake neste’in,

ihdines-siratal mustekim,

siratal-ledhine, en’amte ‘alejhim gajril magdubi alejhim ue led-dalin. (Amin)

Si lexohen suret e shkurta ne namaz?

Surja EL – KEUTHER

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Inna e a’tajna kel keuther,

fe sal-li li rabbike uenhar,

inne shanieke huuel ebter.

Surja EL – IHLAS

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul huvall-llahu ehad,

All-llahu samed,

lem jelid ve lem juled

ve lem jekul-lehu kufuven ehad.

Si behen lutjet e uljes?

ETTEHIJATU

Et’tehijatu lil-lahi ues-salauatu ue tajjibatu es-selamu alejke ejjuhen nebiju ue rahmetullahi ue beraketuhu

Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin

esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluh.

SALAVATET

All-llahumme sal-li’ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

All-llahumme barik ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

DUATË (Lutjet)

All-llahumme rabena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahirati haseneten ve kina’adhaben-nar

All-llahumme rabenagfirli ue li ualidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook