Lidhu me ne

Gatime

Kumpiri! Për të gjithë ata që i duan shumë gatimet me patate!

Kumpiri (patatja) edhe pse në forma të ngjashme gatuhet në vende të ndryshme të botës, është një produkt i kuzhinës turke.

Është një vakt i lehtë, i shëndetshëm dhe tepër i shijshëm!

Përbërësit që ju duhen për këtë recetë janë:

(Duhet njjë patate e madhe për person, receta e sotme është për dy persona, në varësi të numrit të personave mund ta shtoni edhe numrin e patateve)

  • 2 Patate (të mëdha)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 2 lugë gjelle ketchup
  • ¾ e një gote uji me djathë kackavall të grirë në rende
  • 1 gotë caji me misër të zier (ose konservë)
  • ½ gotë uji me ullinj (fara duhet nxjerrë)
  • 4-5 kastravec turshi të prerë kubik
  • Kripë 
  • (Sipas dëshirës mund të shtoni edhe përbërës të tjerë)

Përgatitja:

  • Ndizeni furrën që më parë në 200 gradë
  • Pasi të keni zgjedhur dy patate me formë të rregullt, lajini mirë, thajini me letër dhe prisni të thahen plotësisht
  • Patatet e thara, mbështillini me letër pjekjeje, pastaj edhe me letër alumini
  • Vendosini patatet ne fund te furrës dhe sipër tyre vendosni tepsinë e furrës në mënyrë që të krijohet një hapësirë e ngushtë ne të dyja anët e patates
  • Lërini të piqen për 90 minuta
  • Pasi të jenë pjekur, ndajini me thikë në mes për së gjati, dhe përziejeni pjesën e brendshme të patates me kripë, gjalpë dhe djathë kackavall
  • Në fund, vendoseni kumpirin në pjatë dhe hidhni mbi të përbërësit e tjerë sipas dëshirës: misrin e zier, kastravecat turshi të prerë kubik, ullinjtë, majonezën, ketchup etj. 
  • Kumpiri është gati!

Së shpejti do të ndajmë me ju edhe recetën e kumpirit të gatuar në tepsi.

Ju bëftë mirë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook