Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria Rama blen me lekët tona hotelin në Vlorë për ta prishur! Jo pak por 9 milion dollarë

Me një transaksion tejet absurd qeveria shqiptare ka blerë për 9 milionë dollarë një hotel-gërmadhë në qendër të Vlorës në pronësi të biznesmenit Sulo Shehu. Shpenzimet për blerjen e hotelit që më pas do të shembet për t’i hapur rrugë projektit për rigjenerimin e sheshit të Vlorës, u morën përsipër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, raporton Mcntv.al

Idenë që shteti të blejë karabinanë në mes të Vlorës me paratë e qytetarëve dhe më pas ta shëmbë e ka propozuar një studio private e ngarkuar me hartimin e projektit për rigjenerimin e urban të Sheshit të Flamurit.

Pas këtij propozimi, bashkia e Vlorës nisi procedurat për të përcaktuar çmimin e blerjes së bashku me Institutin e Ndërtimit. Në atë kohë Edi Rama e Dritan Leli nuk ishin në luftë të hapur me njëri-tjetrin dhe bashkia i dërgoi për miratim qeverisë projektvendimin që i hapte rrugë blerjes së ndërtesës.

Por më vonë bashkia u tërhoq dhe në lojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Është pikërisht Fondi i Zhvillimit që e ka blerë për 8.8 milionë euro ndërtesën që do shembet. MCN iu drejtua zyrtarisht Fondit të Zhvillimit për informacion duke e pyetur se mbi çfarë baze ligjore ky institucion shpenzon miliona euro nga paratë e taksapaguesve për të bvlerë një godinë me qëllim shembjen e saj.

Në përgjigje Fondi thotë se ka vepruar në përputhje me hapësirat që i lejon ligji dhe misionin e tij për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. Por ndërkohë 9 milionë dollarët të taksapaguesve u shpenzuan për të blerë një godinë që do shembet, thotë MCN.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se e gjitha procedura për blerjen e karabinasë që do prishet e që u ka kushtuar taksapaguesve rreth 9 milionë dollarë është e çuditshme.

Ai shpjegon se idenë për prishjen e ka dhënë një studio private, koston e ka përcaktuar bashkia e Vlorës dhe Instituti i Ndërtimit ndërsa lekët i ka paguar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix15 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix15 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix15 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix15 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix15 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook