Lidhu me ne

Kryesore

Rama i bën qokë Shefqet Kastratit, i viziton fabrikën e re të ujit Selita, 20 milionë dollarë investim


Nga Grupi Kastrati:

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ambientet e stabilimentit të ri të ujit Selita. Burimi që ka furnizuar me dekada të tëra Kryeqytetin dhe Malësinë e Tiranës më në fund rikthehet me markën “Selita Water”. Rama vlerësoi përmasat e investimit dhe rëndësinë që po i jepet një uji me veti të rralla si ai i Selitës. Përfaqësuesit e kompanisë u shprehen optimistë dhe dolën garant mbi cilësinë, pasi për sa i përket teknologjisë së aplikuar, projekti Selita është unik në të gjitha trevat shqip-folëse.

 Me një panoramë mbresëlënëse, 1000 metra mbi nivelin e detit, në një nga shpatet malore mbrapa Malit të Dajtit ka nisur punën një nga stabilimentet më moderne në të gjithë rajonin. Bëhet fjalë për fabrikën e re të ujit Selita, projekt i ri I Grupit Kastrati dhe i Blu Imperial. Një investim mbi 20 milionë dollarë, i cili sjell drejt e në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë ujin e Malësisë së Tiranës, duke ia ruajtur freskinë dhe të gjitha vlerat e burimit Selita.

Ishte pikërisht ky konteksti që mirëpriti Kryeministrin Rama paraditen e kësaj të enjteje. I shoqëruar nga përfaqësuesit më të lartë të kompanisë, Rama pati mundësinë të vizitonte të gjitha ambientet e fabrikës dhe të njihej nga afër me të gjithë perkursin e ujit Selita. Një proces i gjithi i automatizuar dhe i avancuar teknologjikisht: nga filtrimi me filtra të krijuar enkas për ujin Selita e deri te mbushja dhe ambalazhimi i tij në shishe cilësore dhe rezistente (të dizenjuara dhe të prodhuara enkas për ujin Selita). Rama u njoh edhe me disa nga 50 teknikët e fabrikës, të cilët treguan se stabilimenti është me kapacitet mbi 300 mijë shishe plastike dhe 100 mijë shishe qelqi në ditë.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i vendit komplimentoi investitorët për përmasat e punës së kryer dhe e konsideroi stabilimentin Selita si një shembull të shkëlqyer cilësie, i cili duhet ndjekur nga të gjithë prodhuesit shqiptarë. Gjithashtu, Rama u shpreh i kënaqur për faktin se më në fund uji më i rëndësishëm për krahinën e Tiranës i rikthehet vendit me të gjithë dinjitetin që meriton, si një pasuri me vlera të patjetërsueshme.

Vendburimi i Selitës është certifikuar për ujin e tij të pijshëm që në fillim të viteve ‘50. Përtej konsumit të kahershëm nga popullata lokale e fshatrave Qafmollë apo Shëngjergj, prej disa dekadash ky burim vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm edhe qytetin e Tiranës.  Uji Selita buron i ftohtë me temperaturë 6° Celsius dhe konsiderohet nga ekspertët i ekuilibruar dhe me pëmbajtje të lartë oksigjeni. Gjithashtu, Selita është i pasur me kalcium, magnez, silic, potas e shumë minerale të tjera.

Për të ruajtur vlerat natyrore të këtij uji, në fabrikën Selita është instaluar teknologjia e kompanisë prestigjoze KRONES AG. Bëhet fjalë për kompaninë lider në të gjithë globin sa i përket pajisjeve dhe sistemeve të dedikuara për mbushjen dhe ambalazhimin e pijeve. Gjatë vizitës së Kryeministrit, ishte i pranishëm edhe Gottfried Werner, Drejtori i Shitjeve për Europën Lindore i KRONES AG. Werner e cilësoi bashkëpunimin me Grupin Kastrati dhe Blu Imperial si të shkëlqyer. Përfaqësuesi i kompanisë theksoi se deri më tani uji Selita është projekti i tyre më i madh e më i rëndësishëm në rajon. Werner veçoi disa risi teknologjike të projektit Selita, si filtrat e avancuara, linjën e ripërdorimit të shisheve të qelqit (zgjidhje për ruajtjen e ambientit) dhe një sistem të dedikuar për uljen e konsumit të elektricitetit.

Gjatë gjithë vizitës së tij, Kryeminstri u shoqërua nga Presidenti i Grupit Kastrati, z.Shefqet Kastrati dhe Drejtori i Përgjithshëm i Blu Imperial, z.Julian Beqiri.Ky i fundit rrëfeu se rikthimi i Selita pas mbi tre vitesh punë intensive ishte i domosdoshëm jo vetëm për vlerat natyrore që mbart por edhe për të nderuar trashëgiminë kulturore dhe historike të një burimi të rrallë. Trashëgimia nderohet që në dizajnin e shishes Selita, e cila është frymëzuar nga këmishat tradicionale të vajzave të zonës, të cilat mbushnin ujin në atë burim përngahera. Aktualisht ujin Selita mund ta gjejmë lehtësisht në të gjithë Shqipërinë, së shpejti edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Grupi Kastrati është një grup investimi privat shqiptar, i themeluar në vitin 1991, i cili operon në 6 industri kryesore në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke punësuar më shumë se 3’500 punonjës. Gjerësisht i njohur si lider i tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm urban, industrinë e rishitjes së automjeteve, retail, reklamim, etj.  Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili përkushtohet të ofroj shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix5 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix5 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix5 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix5 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix5 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix5 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix5 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook