Lidhu me ne

Kryesore

Artur Zheji zbutet: Nuk mund të themi që gjithë fajet i ka Rama!

Vrasja e 4 personave pas një sherri për shezlonget në Velipojë, për analistin Artur Zheji, mbetet vetëm në kuadrin e një konflikti për motive të dobëta.

Në analizën e tij gjatë në emisionin “Pikat mbi i”, Artur Zheji thotë se nuk ishte një sherr me dy palëve të pushtetshëm ose dy personave që kanë marrë një “llokëm” tokë nga kryeministri Rama.

Sipas Zhejit, nëse do ishte e tillë, atëherë të dy palët do i drejtoheshin kryeministrit Rama të cilin e cilëson “bos” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjen.

“Nëse do ishte një konflikt mes llokmaxhinjve, që ishin komshi me njëri-tjetrin dhe nuk ishin të kënaqur me llokmën që iu ishte dhënë, dhe nuk shkuan te bosi por e zgjidhën vetë, atëherë nuk do ishte zgjidhur në atë mënyrë. Është më në rrënjë problemi. Pse shqiptarët i gjejnë aq lehtësisht armët. Nuk zgjidhen këto gjëra kështu. Mendoj se ishte një çmenduri e dy palëve.

Nuk mund të shkojë në një betejë me armë. Nëse do kishte prapa Ramën, atëherë do e përdorte atë për të zgjidhur çështjen dhe jo me armë. Problemi i madh i këtij sistemi është që nuk mbledh armët, reformën në drejtësi e ka përdorur me timon për ta pasur si forcë goditëse për disa politikanë të përzgjedhur dhe pastaj kontrollin e territorit jua ka lënë më shumë togerëve dhe kapitenëve të çunave politikë që e kanë ndihmuar për zgjedhje dhe jo për policët. Këtu ka nevojë për tu kuptuar, ose Rama do ketë një mandat konservues dhe do i bie pushteti copa copa ose do bëjë një reformë të madhe për ta mbajtur në pushtet” – tha Zheji.

I pyetur nëse për këto ngjarje kriminale përgjegjësinë e mban kryeministri, Zheji thotë se nuk mund t’i ketë fajet të gjitha Rama, sidomos për një ngjarje të tillë.

“Nuk mund të themi që gjithë fajet i ka Rama. Nëse do themi që fajet i ka Rama, atëherë mund të krijojmë një perceptim jashtë qëllimit. Ata dy grupime që patën atë çmenduri në vrasje, nuk mund të themi që kishin shtetin në dorë pasi do e kishin zgjidhur me shtet dhe jo me kallash në dorë. Ose do e kishin zgjidhur me vetëgjyqësi, ose nëse do e kishin në dorë shtetin do e zgjidhnin përmes çështjeve ligjore. Fajësimi i Ramës e bën atë më të fuqishëm, e vendos atë sipër njerëzve. Ai thotë që një ngjarje e tillë nuk e prek pozicionin tim. Për ta demontuar, ose për të bërë të mundur që të bëjë më pak dëme ashtu siç thuhet, nuk duhet fajësuar për gjithçka por duhen gjetur disa të çara në marrëdhënien mes pozitës dhe opozitës” – u shpreh Zheji.

Konferenca e kryeministrit Rama për mediat ditën e djeshme, sipas Artur Zhejit ishte për të treguar që ai shqetësohet për ngjarjet e rënda në Shqipëri.

“Nuk mu duk i shqetësuar dje. Kur ka një shqetësim ai bën autoopozitarizëm. E thotë ah sa i pakënaqur jam unë, ta dini ju sa bërtas dhe luftoj për Shqipërinë po ja Berisha na ka lënë kështu. Ai luan shumë bukur autoopozitarizmin. Dje nuk ishte autoopozitarizëm. Ai e di që njerëzit do e kthejnë kokën pas 3 ditësh pasi kaq zgjat çudia më e madhe, qytetarët do kthehen të bëjnë pushime në plazhe. Ishte një gjë për të kaluar rradhën. Ishte një deklaratë për të treguar që Rama shqetësohet për ngjarjet kriminale” – tha Zheji.

MË TEPËR

Mix52 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix54 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix56 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix59 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore1 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook