Lidhu me ne

Radar

INSTAT: Rritet me 30% numri i personave të regjistruar për ndihmë ekonomike

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

INSTAT raportoi se stoku i personave që janë regjistruar për të përfituar ndihmën ekonomike në tremujorin e parë të vitit aktual shënoi rritjen më të lartë që nga viti 2018, kur ndryshoi metodologjia për përfitimin e ndihmës.

Gjatë janar -mars 2021 stoku i personave që janë të regjistruar për të përfituar ndihmë ekonomike arriti në 29,579 me një rritje 30 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2020.

Rritja e personave që kërkojnë trajtim financiar për ndihmën ekonomike pësoi rritje të ndjeshme që nga tremujori i dytë i vitit 2020, ku efektet e krizës pandemike u reflektuan në ekonomi.

Në fillim të këtij viti qeveria miratoi një vendim për dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike deri në qershor 2021.

Sipas ligjit në fuqi, masa e ndihmës ekonomike përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 për qind e pensionit social, që është 7 675 lekë.

Pavarësisht nga numri i anëtarëve, një familje nuk mund të përfitojë më tepër se 11.510 lekë. Vendimi i qeverisë përcakton se maksimumi i ndihmës ekonomike shkon në 23 020 lekë. Por ky vendim ka fuqi deri në fund të këtij muaji.

Ndihmën ekonomike e përfitojnë familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, j jetimët të cilët nuk janë në institucione. viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, etj.

Pandemia Covid-19 ndikimet negative i kishte me të mprehta i kishte tek shtresat e varfra dhe ato që ishin afër pragut te të ardhurave me (5,5 dollarë, sipas fuqisë blerëse) në ditë, kufiri i varfërisë relative i matur me standardet e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore pandemia Covid -19 ka futur në hartën e varfërisë edhe rreth 112 mijë persona rishtas. Ndikimi i pandemisë në Shqipëri ishte më i mprehtë se në Rajon për shkak se, në Shqipëri një pjesë e madhe e popullsisë kanë të ardhura shumë afër kufirit të varfërisë. Ndaj një luhatje e vogël në ekonominë e vendit dhe në punësim ka ndikim shumë të lartë në nivelin e varfërisë se sa në vendet e tjera. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 gati 34 për qind e punonjësve ishin të paguar me pagë minimale (30 mijë lekë).

Ekspertet e Bankës Botërore sugjerojnë se, ulja e qëndrueshme e varfërisë arrihet duke investuar në aftësitë e të rinjve (përmes arsimit) dhe të rriturve (përmes programeve të tregut të punës). Të tjera mjete, janë rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri, lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, që do të krijonte përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix42 minuta më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix48 minuta më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix51 minuta më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix55 minuta më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix57 minuta më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix59 minuta më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix13 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix13 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix14 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook