Lidhu me ne

Radar

Salvador Dali, 11 kuriozitete mbi jetën e tij të papërsëritshme

Për miliona njerëz, Salvador Dali ishte mbreti i pakrahasueshëm i artit surreal. Artisti i çuditshëm ishte përgjegjës për disa nga veprat më të arrira në botë, ndoshta veprat më të famshme të artit. Por sa dini për jetën dhe punën e tij? Është koha të shohim nga afër me këto fakte interesante rreth Salvador Dalit dhe karrierës së tij të mahnitshme.

  1. Dali ishte i njohur për marifete gjithnjë e më të çuditshme. Ai njëherë u vendos në një shtrat spitali, i rrethuar nga aktorë që hiqeshin si mjekë, vetëm për të shitur librin e tij të fundit. Sidoqoftë, ky shtrat nuk ishte në spital, por në një dyqan librash në Manhattan, New York.
  2. Dali e gjeti veten të fiksuar me disa figura polarizuese. Njëri prej tyre ishte Dr. Sigmund Frojd, babai i psikanalizës. Në të vërtetë, Dali e vlerëson Frojdin si një ndikim të madh në disa nga veprat e tij të artit.
  3. Frojdi, megjithatë, u referohej artistëve surrealistë si “idiotë totalë”. Admirimi nuk ishte i ndërsjellë!
  4. Një figurë tjetër që Dali admironte ndoshta në një mënyrë më të çuditshme ishte Adolf Hitler, deri në pikën që shpesh fliste për tërheqjen e tij të thellë për diktatorin nazist. “Unë shpesh kam ëndërruar për Hitlerin ashtu siç ëndërronin burrat e tjerë për gratë”, konfirmoi një herë artisti.
  5. Shumë njerëz kanë menduar se Dali ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike kur krijoi disa nga veprat e tij më mahnitëse. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë i njohur për përdorim droge. Një nga citimet e tij më të famshme ishte “Unë nuk marr drogë, UNË JAM drogë”.
  6. Dali në të vërtetë ndihmoi në krijimin e disa planeve për një prodhim të Walt Disney që nuk e pa dritën e diellit deri në vitin 2003. Ai u kompletua nga animatorë modernë të cilët punuan shumë për të qëndruar në nivelin e artistit.
  7. Artistja Yoko Ono dikur kërkoi të blinte një fije nga mustaqet e famshme të Dalisë. Gjithmonë ai e gjente argëtimin në mashtrim dhe kështu Dali dhe muza e tij Amanda Lear arritën t’i shesin Onos një fije të vetme bari për 10,000 dollarë. Është e paqartë nëse ajo e kuptoi më vonë hilen.
  8. Dali ishte i fiksuar me lulelakrën. Në fakt, ai një herë arriti në një konferencë me një Rolls Royce plot me lulelakra, ekuivalente me rreth 500 kg.
  9. Martesa e Dalisë me gruan e tij Gala ishte e çuditshme, pasi artisti ka qenë i hapur për çdo marrëdhënie që ai mund të kishte pasur gjatë marrëdhënies së tyre. Edhe më i çuditshëm është fakti që Gala, pasi kishte marrë si dhuratë një kështjellë nga burri i saj artist, i vuri kusht që ta vizitonte atje vetëm nëse kishte leje me shkrim nga ajo.
  10. Salvador Dalì nuk ishte tipi që hynte në projekte biznesi. Sidoqoftë, ai është përgjegjës për një nga logot më të famshme në planet. Ai fillimisht krijoi logon e “Chupa Chups” për prodhuesit e lëpirëseve në 1969.
  11. Ka pasur mosmarrëveshje të çuditshme mbi trashëgiminë e Dalisë. Në vitin 2017, trupi i tij u zhvarros pasi një grua doli publikisht duke pretenduar se ishte vajza e tij. Ajo kërkoi me anë të një padie atësinë e Dalisë. U provua që gruaja e kishte gabim, por fakti më interesant nga gjithë kjo histori ishte që mustaqet emblemë të Dalisë kishin mbetur të paprekura, gati 30 vjet pas vdekjes së tij.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook