Lidhu me ne

Mix

Luksi në qiell në Shangai, hoteli më i lartë në botë, Hoteli J, me një restorant në katin e 120-të

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai

*  Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit

*  Hoteli luksoz gjithashtu mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë

*  Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (7,443 paund)

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë. 165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Ashensorët  lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s. Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër). Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).

Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.

Suitat e Hotelit J ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit, por ato nuk janë të lira. Nga e Shtuna, një natë në një ‘Suitë J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Nuk është i lirë. Për të festuar hapjen e tij, Hoteli J po ofron një ‘çmim special’ prej 3,088 juanësh ($450 or £343) një natë, por çmimet për 34 suitat e tij janë në stratosferë.

Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Hoteli është pjesë e Jin Jiang International Hotels, një grup i madh shtetëror kinez.

“Në ditën e hapjes sonë, edhe faqja në internet ishte e mbingarkuar nga vizitorët që kishin interes të madh për të ardhur dhe për të vizituar hotelin tonë,” tha znj. Renee Wu, drejtore e shitjeve dhe marketingut.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet (përfshirë restorantin në foto Jin Yan), baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera tipike të një hoteli të nivelit të lartë. 

/Daily Mail/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook