Lidhu me ne

Kritike

Pse u katandis Liqeni Artificial i Tiranës në një pellg të qelbur?!


Nga Ermal Mulosmani 

Parku i madh i Tiranës ose siç njihet ndryshe nga banorët – Parku i Liqenit Artificial, ka qenë historikisht një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Qysh në mëngjes herët e deri në orët e mesnatës, rrugët e lakuara përmes kodrave dhe brigjeve të Liqenit popullohen masivisht nga pasionantë të natyrës, vrapues, sportistë, të moshuar, këngëtarë rrugësh, artistë performues dhe çifte të dashuruarish (këta të fundit gjithnjë e më pak).

Nëse në një mbrëmje vere ke vendosur ta bësh vrapin në një orë të vonë ky është një gabim i madh. Mes orës 21.30 deri në 23.00, në shëtitoren mbi Digën e Liqenit vërshon një lumë njerëzish si në shëtitoret e dikurshme të komunizmit! Qindra njerëz që shkojnë e vijnë në një rrugë 400-500 m të gjatë kanë zënë praktikisht të gjitha shtigjet e rezervuara për vrapues apo edhe çiklistë. Madje të shohin vëngër nëse pretendon të hysh mes tyre duke vrapuar apo me biçikletë. Gjithë kjo zallahi e gurgule mbrëmësore ka pak të përbashkëta me një promendaë vere. Të shëtisësh në këtë kaos është një zgjedhje e detyruar.

Betonizimi i Tiranës në çdo cep e ka kthyer Liqenin Artificial në të vetmin oaz të gjelbër, të vetmin oksigjen ku mund ti shmangesh betoniereve, pluhurit dhe zhurmës. Në këtë kontekst, merita e Bashkisë për superpopullimin e LIqenit është e plotë. Duke kthyer gjithë qytetin në kantier ndërtimi mbetet vetëm një zgjidhje – o burra te Liqeni!

Krahu jugor i Liqenit  – pjesa në të djathtë të rrrugës kur shkon te TEG-u – ka qenë një zonë e mrekullueshme e  gjelbër, pa ndërtime deri në zonat ku mes ullishteve shquheshin ca vila pasanikësh. Ishte një sipërfaqe dhjetëra hektarëshe me gjelbrim, që, në kushtet e superpopullimit të qytetit mund të ishte një zgjidhje fantastike për pyllëzim, për rritjen e sipërfaqes së gjelbër. Por kjo ishte dy vjet më parë. Sot në atë zonë ngrihen me dhjetëra pallate, gropa të tjera janë hapur, vinçe e betonierë punojnë gjithë ditën duke kafshuar çdo ditë e më shumë atë njollë jeshile që ka mbetur.

Shpirti i Parkut të Tiranës, Liqeni Artificial, ka kohë që po shteron e mpaket. Nëse kalon ditën përmbi Digë, në cepin perëndimor të Liqenit do vësh re disa pata të gjora të munduara nga zhegu i Korrikut që megjithatë refuzojnë të futen në ujë.  Sipërfaqja e ujit po tkurret çdo ditë e më shumë duke krijuar sipërfaqe toke të çarë si në shkretëtirat e Xhibutit a Eritreas. Pellgu në metrat e parë është i pistë, ngjyrë balte të përzier me alga ndërsa bregu plot me gurë e bimësi kënetore, zhaba e shkreti. Qytetarët e shohin të brengosur atë burim infeksioni bash në qendër të Oazit të Tiranës!

Kjo gjendje vazhdon prej kohësh. Liqeni Artificial, sipas vlerësimeve të Ujësjellësit të Tiranës që e admoinistron ka një sipërfaje pasqyre prej 356,000  m katror me një vëllim afërsisht 2 milion e 560 mijë metër katror. Në përshkrimin eLiqenit Artificial, shkruhet: “Liqeni i Tiranës ka vetëm funksion ekologjik, duke ruajtur nivel konstant gjatë gjithë vitit të pasqyrës së ujit.”

E sigurtë është që sipërfaqja e pasqyrës së ujit nuk ka qenë e njëjtë këto kohë. Ujëra të pista, bimësi kënetore, zhabat në breg që bashkëjetojnë me  patat e trembura që e refuzojnë ujin edhe në mes të zhegut – ky është një peizazh i trishtimit që kontraston me investimin e  bërë në pjesën tjetër të Parkut.

Bashkia e Tiranës duhet të bëjë diçka sa më shpejt për të riparuar këtë situatë. Nuk e kuptoj sesi ata që e administrojnë Parkun mundet ta neglizhojnë deri në këtë pikë. Përpara se të investojnë duke shtuar njolla betoni (siç po bëjnë në fillim te parkut, te fushat e tenisit) le të shohin pak shëmtimin e trishtë të Liqenit./Express

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix32 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix34 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix37 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix39 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore45 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix49 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix57 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook