Lidhu me ne

Kritike

Misioni i SPAK, hetimi i politikanëve dhe jo specialistëve




| Ylli Manjani

Sa për kujtesë. SPAK u krijua për të goditur korrupsionin në nivele të larta vendimmarrëse dhe jo për specialistë e drejtorë prokurimesh. As për të hetuar rregullshmërinë e kryerjes së detyrës nga zyrtarë jo politikë.

Këto detyra i kryen, siç i ka bërë prokuroria e zakonshme. Investimi i SPAK në çështje si kjo e Lushnjës apo e qendrës së prokurimeve të përqendruara është humbje kohe për këtë strukturë. Është një mbingarkesë e panevojshme.

Ashtu siç është një mënyrë për të bërë të harrohet qëllimi i vërtetë i SPAK: goditja e politikanëve të korruptuar. Duke u marrë me çështje rutinë, SPAK realisht edhe po të dojë nuk ka kohë fizike të shkojë te politikanët që marrin vendime 100 herë më abuzive sesa çdo komision tenderi.

Fjala vjen Teatri dhe Bechetti, apo koncensionet, PPP e kontratat e shërbimeve të lidhura pa garë fare janë shumë më të kushtueshme sesa disa shkelje ligjërisht të debatueshme gjithsesi, të procedurave të prokurimit me garë.

Në një procedurë prokurimi të hapur verifikimi i ligjshmërisë është shumë i thjeshtë. Mjafton të analizosh çmimin në raport me ofertat dhe çmimet e tregut; procedurën e ndjekur dhe një ide e krijon shumë shpejt.

Ndaj për këtë nuk na duhej SPAK. Ky i fundit na duhej për ato raste kur s’ka proces fare dhe mundësisht për korrupsion të kapur në flagrancë…

Hetimi i politikanëve është misioni, jo i specialistëve! Hetimi i trafikantëve e jo i shoferëve të kamionëve…
SPAK nuk mund të krenohet me raste rutinë,por me raste të mëdha.

***
Kjo kujtesë vlen edhe për entuziazmin koti të zonjës Kim, që mendon se që kur ka ardhur ajo në Shqipëri u shpik arresti me burg…

Vazhdo leximin

Me teper

Kryesore7 orë më herët

Berisha: Më shpallën non-grata, vendim i sponsorizuar nga Soros

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha teksa komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi...

Kioske7 orë më herët

Saliu, ky ” fajtor” i përjetshëm – Elona Caslli

Zonja Yuri Kim, pata mundësinë të ndiqja deklaratën tuaj nga selia e Partisë Demokratike. Në hyrje të kësaj deklarate, i...

Stil8 orë më herët

“S’kam dashur ta di”/ Orinda Huta tregon se kur e mësoi që do të bëhej nënë e një vajze

Më 15 korrik, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja dhe moderatorja solli në...

Kioske8 orë më herët

Berisha dhe Basha si viktima ekselente të njëri-tjetrit

Alfred Lela Ambasadorja amerikane, me zgjuarsi por edhe me cinizëm të hapur, ka risjellë një maksimë të komunizmit shqiptar të...

Radar8 orë më herët

Morena Taraku revoltohet me Ramën: E bërë serbin më të dashur se kosovarin

Këngëtarja Morena Taraku ka shpërthyer e revoltuar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit falenderoi në Forumin Ekonomik të...

Sport22 orë më herët

Pse kampionët olimpikë i kafshojnë medaljet që fitojnë?

Gjatë lojërave olimpike të “Tokio 2020” kemi parë që kampionët kanë kafshuar medaljet e fituara. Dhe kjo ka ndodhur shpesh....

Stil22 orë më herët

Aurela Hoxha e mbajti të fshehtë shtatzëninë por s’mundi ta mbante të fshehur bebin e saj

Aurela Hoxha e mbajti të fshehtë shtatzëninë por s’mundi ta mbante të fshehur bebin e saj. Këto janë fotot hedhur...

Kioske22 orë më herët

Hapja e Ballkanit – George Soros e ka propozuar që në 1999

Përveç kundërshtive të forta që mori këto dy ditë në Shkup kryeministri Edi Rama lidhur me minishengenin ballkanik, një tjetër...

Temporal23 orë më herët

Në Shqipëri nuk kryen dot asnjë punë pa ryshfet

‘Korrupsioni në Shqipëri sa dyfishi i Rajonit’, raporti: Gjyqtarët, prokurorët dhe politika më të implikuarit, 1 në 2 njerëz japin...

Stil24 orë më herët

Komunizmi dënoi artistët/ Habit Kozma Dushi: Ishin kohë të arta. Në burg kush bëri gabime, pse nuk u dënova unë e Vaçe Zela (VIDEO)

Një koncert i mbajtur te teatri veror i liqenit, bashkon disa breza këngëtarësh. Në koncert u interpretuan këgë të para...

Facebook